Mrika Shala: Kërkojmë nga populli të na mbështesë në kauzën tonë të përbashkët, asgjë nuk na shmang nga kjo rrugë!

Koalicioni “Për Familjen” bëri sot hapjen e fushatës në Klan Arena, me pjesëmarrje masive të mbështetësve dhe përkrahësve nga shumë vende të Kosovës.
Postimi i Mrika Krasniqi Shala:
Platforma e saj e ndërtuar mbi bazën e ruajtjes dhe forcimit të familjes dhe shtetit, janë parime të cilat shoqërinë kosovare e drejtojnë në familjen e madhe europiane, ku vlerat respektohen dhe dinjiteti i njeriut ruhet me çdo kusht.
Asgjë nuk na shmang nga kjo rrugë!
E kemi nisur me qëllimin më të mirë, që ky vend të ketë perspektivë. Presim përkrahje masive nga qytetarët e vendit.
Ne vijmë nga ky popull me vlera të larta etike dhe morale, andaj edhe kërkojmë nga populli të na mbështesë në kauzën tonë të përbashkët të ndërtuar mbi këto vlera.
Votoni Koalicionin Për Familjen 129
Voto 27 Mrika Krasniqi Shala


