ARKATANA

MPJ: Raporti i BE-së për Kosovën, real dhe konstruktiv

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës ka mirëpritur publikimin e Raportit mbi Kosovën nga ana e Komisionit Evropian.

“MPJ vlerëson se ky raport është real dhe konstruktiv, nëpërmjet të cilit prezantohen të arriturat, sfidat dhe mbi të gjitha puna e madhe që e pret Kosovën deri në anëtarësim të plotë dhe të barabartë brenda Bashkimit Evropian.

MPJ konsideron si tejet të rëndësishëm faktin se Komisioni ka vlerësuar pozitivisht, në veçanti progresin në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar si dhe ratifikimin e Marrëveshjes për Shënjimin e Kufirit me Malin e Zi, dy kritere këto të fundit të përmbushura nga ana e Institucioneve të Republikës së Kosovës, që pritet t’i hapin rrugë përshpejtimit të procesit të Liberalizimit të vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin për media.

Theksimi i të arriturave të tjera, duke përfshirë, por mos u kufizuar në fushën e zhvillimit ekonomik, Reformën e Administratës Publike, përpjekjet për normalizim të marrëdhënieve dhe rifillim të dialogut me Serbinë janë inkurajuese për shtimin dhe rigjallërimin e përpjekjeve edhe më të mëdha në këtë drejtim.

United Hospital

“MPJ i merr parasysh edhe sfidat e paraqitura në këtë raport, duke shprehur zotimin se ato mbeten si udhërrëfyes për Institucionet vendore në vazhdimin e rrugës tonë të palëkundur dhe të vendosur drejt integrimeve evropiane.

MPJ do të angazhohet fuqishëm dhe përkushtohet plotësisht, që në bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë me institucionet e tjera të linjës të jap kontributin e saj në tejkalimin e sfidave të adresuara dhe përshpejtimin e rrugës së Kosovës drejt anëtarësimit të plotë dhe të barabartë brenda familjes së gjerë evropiane”, thuhet më tej në njoftim.

MPJ po ashtu ka uruar Republikën e Shqipërisë dhe Republikën e Maqedonisë për marrjen e rekomandimit për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE, duke e vlerësuar si një mesazh jashtëzakonisht të rëndësishëm si për arritjet e dy shteteve, ashtu edhe për forcimin e bindjes dhe rritjen e besimit për vazhdimin e procesit të anëtarësimit të plotë dhe të barabartë të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.