GRANDEMALL

MPJ po e dëmton imazhin e vendit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Skandalet e njëpasnjëshme në Ministrinë e Punëve të Jashtme (MPJ), pothuajse prej fillimit të qeverisë “Thaçi 2” kanë ndikuar dukshëm në prishjen e imazhit të Kosovës.

Që nga koha kur në krye të dikasterit të jashtëm ka ardhur Enver Hoxhaj, kjo ministri është përfshirë në shkelje të shumta të ligjeve, veçanërisht në ato që kanë të bëjnë me emërime dhe zgjedhje të stafit të brendshëm të MPJ-së, apo stafit diplomatik e konsullor.

Siç është raportuar shumë herë, për t’u zgjedhur anëtar i ambasadave dhe konsullatave të Kosovës, pothuajse kriter i vetëm dhe i domosdoshëm ka qenë të qenit anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës, ndërsa të tjerat as që janë marrë parasysh.

Emërimet politike në kundërshtim me dispozitat ligjore në fuqi, “konvertimi” i bashkëpunëtorëve të ministrit Hoxhaj, gjegjësisht stafit politik në staf civil, shpenzimet e mëdha të kabinetit të ministrit, janë vetëm disa nga skandalet për të cilat është raportuar shumë herë nga mediet kosovare.

Mobi Casa

Përveç këtyre, lufta për t’i marrë meritat për njohje, përkatësisht përplasjet publike në mes të ministrit Enver Hoxhaj dhe zëvendëskryeministrit Behgjet Pacolli, vetëm sa i kanë rënë “vulë” dëmtimit të imazhit të Kosovës.
Ndërkaq, së fundi Ministria e Punëve të Jashtme është përfshirë edhe një skandal tjetër. Ky dikaster qeveritar e ka akuzuar ish-diplomatin Lulzim Peci, se ka bashkëpunuar me shërbimin informativ serb, me ç’gjë e ka rrezikuar sigurinë kombëtare.

Të gjitha skandalet që kanë ndodhur në Ministrinë e Punëve të Jashtme, veçanërisht cilësimi i një diplomati, fillimisht si më i miri që ka Kosova, e më pas si bashkëpunëtor i çarqeve serbe, për partitë opozitare dhe njohësit e politikës së jashtme tregon se sa është duke u dëmtuar imazhi i Kosovës nga udhëheqësit e MPJ-së, shkruan Zëri.

Puhie Demaku nga Lëvizja “Vetëvendosje” thotë se nëse një ministri do të duhej të ishte e pastër “si loti”, atëherë këtë epitet do të duhej ta gëzonte Ministria e Punëve të Jashtme, për shkak të rolit dhe rëndësisë që ka./Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.