Uji Dea

MPJ e Sllovenisë për Express: Veprimet e pakoordinuara të pafavorshme për konsensus në BE për t’ia hequr masat Kosovës

/ 4 minuta lexim
Eco Higjiena

Ministria e Punëve të Jashtme të Sllovenisë në një përgjigje ekskluzive për Gazetën Express kanë thënë se veprimet e pakoordinuara të Qeverisë së Kosovës nuk e ndihmojnë arritjen e një qëndrimin unanim brenda BE-së sa i përket heqjes së masave ndaj Republikës së Kosovës.

Besnik Velija

Kosova vazhdon të jetë nën masa ndëshkuese të BE-së që nga qershori i vitit 2023. Vendimi për heqjen e tyre është në dorën e shteteve anëtare dhe për një gjë të tillë duhet unitet i plotë mes 27 shteteve të Bashkimit Everopian. Veprimet që ka bërë Qeveria e Kosovës në Veri të vendit, e që nga aleatët janë kritikuar si të njëanshme dhe të pakoordinuara e kanë dëmtuar pozicionin e Kosovës dhe kanë ndikuar negativisht në qëndrimin e disa shteteve anëtare sa i përket asaj nëse Kosovës duhet t’i hiqen masat.

Në një përgjigje ekskluzive për Gazetën Express nga Ministria e Punëve të Jashtme të Sllovenisë që drejtohet nga Tanja Fajon kanë thënë se shteti slloven dhe partnerët ndërkombëtarë në mënyrë të vazhdueshme kanë theksuar rëndësinë e një bashkëpunimi konstruktiv në kuadër të Dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit si e vetmja rrugë e vlefshme për Kosovën dhe Serbinë.

“Sllovenia, BE-ja dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë kanë theksuar vazhdimisht rëndësinë e bashkëpunimit konstruktiv në kuadër të Dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, si e vetmja rrugë e mundshme për Kosovën dhe Serbinë”, kanë thënë nga MPJ e Sllovenisë për Gazetën Express.

Sllovenët thonë se në këtë qasje konstruktive që e kërkojnë përjashtohen hapat e pakoordinuar nga të dy palët dhe theksojnë se veprimet e pakoordinuara s’ndihmojnë për krijimin e konsensusit tek shtete anëtare për çështjen e masave që janë vendosur ndaj Republikës së Kosovës.

GRANDEMALL

“Ne e kemi theksuar gjithmonë në mënyrë të qartë se një mënyrë e tillë veprimi përjashton hapat e pakoordinuar nga të dyja palët. Hapat e tillë nuk janë të favorshëm për ndërtimin e konsensusit midis shteteve anëtare të BE-së për masat për të cilat po pyesni”, kanë theksuar për Gazetën Express nga Ljublana zyrtare.

Në fund, MPJ sllovene thekson se Sllovenia gjithmonë ka avokuar për një qasje të balancuar në raport me Prishtinën dhe Beogradin.

Vendimet e njëanshme të Qeverisë së Kosovës në Veri të vendit kanë ndikuar për të keq edhe qëndrimin e Francës. Burime diplomatike nga Parisi javën e kaluar i kanë thënë Gazetës Express se për shkak të veprimeve të tilla të cilat kanë prekur edhe drejtpërdrejtë jetën e serbëve lokalë, kanë bërë që Franca të dyshojë nëse kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka njëmend de-eskalimin, diçka që është kërkuar nga Bashkimi Evropian.

Italia e kryeministres Meloni është për heqje të masave, por për një heqje graduale. Ndërkohë nga Qeveria gjermane e kancelarit Scholz janë për heqje të masave, por theksojnë se për të ndodhur diçka e tillë duhet një unitet mes 27 shteteve anëtare.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë qëndrimit të tij në Berlin në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit kishte kërkuar heqjen e masave ndaj Kosovës. Qeveria e Kosovës në mënyrë të vazhdueshme ka kërkuar diçka të tillë duke thënë se Kosova ka plotësuar kërkesa për de-eskalim./GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.