Uji Dea

MPB-ja shkel ligjin, nuk themelon Policinë rezervë

/ 4 minuta lexim
GRANDEMALL

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) dhe Policia e Kosovës nuk janë duke e respektuar ligjin për Policinë, pasi që nga viti 2008 ai i obligon këto dy institucione që ta themelojnë Policinë Rezervë e cila do të kryente punët e reagimit në situata emergjente, katastrofave, reagimit në raste të terrorizmit, e raste tjera të nevojshme.
Zyrtarët e MPB-së e pranojnë se nuk e kanë respektuar ligjin, pasi ai i obligon që nga viti 2008, që ta themelojnë Policinë Rezerve, por nuk kanë sqarime se pse nuk është themeluar deri me tani.

Neni 36 i Ligjit për Policinë parasheh themelimin e Policisë Rezervë, ku pika 1 e këtij neni thotë se, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, me aprovimin e ministrit, themelon policinë rezervë në mënyrë që ta ndihmojë policinë në veprimet e veçanta të sigurisë, e cila përbëhet nga vullnetarët të cilët e nënshkruajnë kontratën me policinë që të jenë anëtarë rezervë dhe janë të kualifikuar dhe të trajnuar të kryejnë detyra policore.

Ndërsa, pika 2 e këtij neni thotë se anëtarët e policisë rezervë mund të angazhohen nga Drejtori i Përgjithshëm me aprovimin e ministrit, ndërsa menaxhimi operacionale i Policisë rezervë është e drejtë vetëm e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë. Sipas kësaj pike, zyrtarët e policisë rezervë mund të angazhohen në kombinim me zyrtarët e rregullt policorë në rrethana të jashtëzakonshme ose urgjente, siç janë: rastet emergjente publike të rëndësishme, reagimi emergjent ndaj sulmeve terroriste, çrregullimet ose trazirat e mëdha të qytetarëve, reagimet emergjente ndaj rrezikut të shkaktuar nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera.

E, mos respektim të ligjit për themelimin e kësaj force e pranon edhe zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Ismet Ibishi, i cili thotë se ata i obligon ligji që nga viti 2008, por nuk e dinë se pse ka ndodhur kjo neglizhencë.

“Neve që nga 2008-ta na obligon ligji ta formojmë Policinë Rezervë, por thonë më mirë dikur se sa hiq. Edhe mendoj se megjithatë është një e mirë që ky shtet i ri po realizon edhe këtë forcë rezervë jashtëzakonisht serioze dhe jashtëzakonisht të nevojshme për rrethanat tona të Kosovës. Besoj se do të jetë një hap shumë i rëndësishëm drejt konsolidimit të sektorit të sigurisë për menaxhimin e emergjencave dhe katastrofave të ndryshme”, ka thënë Ibishi, transmeton Kosovapress.

FIDANISHTJA

Ndërsa, në anën tjetër, ish drejtori i Policisë së Kosovës, Behar Selimi, thotë se ka ardhur koha që Kosova ta ketë këtë forcë të Policisë rezervë. Madje, sipas tij, do të duhej të zgjerohej baza ligjore e saj që do të angazhohej edhe në ruajtjen e kufirit dhe për asistim Policisw së rregullt në atë që quhet polici në bashkësi dhe rregullimin e trafikut kur ka nevojë.

Zëvendësministri Ibishi thotë se kanë paraparë që themelimi të zgjas dy vite, fillimisht me 500 pjesëtarë ndërsa në vitin 2015 ta kenë këtë forcë të kompletuar, të mirë trajnuar dhe të jetë e gatshme të menaxhoj situatat emergjente apo katastrofat.

“Unë shpresoj por edhe ashtu kemi paraparë që në disa faza të formohet kjo polici, edhe pse të jemi real nuk është e lartë kostoja financiare, gjegjësisht në formimin e saj ka disa shpenzime deri në formimin e saj, siç janë trajnimi, uniformimi, që ata do ta kenë në shtëpitë e veta. Ne supozojmë që numerikisht, sipas raportit ose përvojave të rajonit është 1/3 e efektivit apo që nënkupton Kosova t’i ketë 2500 trupa të policisë rezervë”, deklaroi Ibishi.

Për themelimin e Policisë rezervë do të aplikojnë moshat e reja, ata që mund të jenë lëvizës dhe të gatshëm që të pranojnë metoda të zhvilluara, që nënkupton nga mosha madhore deri maksimum 30 vjeç. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.