FITORJA

MPB impresionohet me Gjilanin për nivelin të lartë të emergjencave kundër COVID-19

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Ministria e Punëve e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike është impresionuar me Gjilanin për ngritjen e nivelit të emergjencave kundër virusit COVID-19.

Kjo u bë e ditur sot nga përfaqësuesi i MPBAB, kolonel Izet Azizi, i cili së bashku me përfaqësuesin e Agjencionit për Menaxhimin e Emergjencave, Nijazi Miftari dhe majorin e FSK’së, Blerim Sahiti, kane vizituar sot Qendrën Operative Emergjente në Gjilan, të udhëhequr nga kryetari Lutfi Haziri.

“Këtu funksionin shumë mirë shtabi emergjent dhe janë kryer të gjitha detyrat që parashihen në këto situata. Jemi shumë të lumtur që Gjilani e ka ngritur nivelin kaq të lartë të emergjencës dhe vazhdimisht po iu del në ndihmë qytetarëve”, ka deklaruar kolonel Azizi.

FIDANISHTJA

Kreu i Komunës, Lutfi Haziri, pasi ka falënderuar përfaqësuesit e nivelit qendror për vizitën, ka njoftuar se nga dje masat e reja të Ministrisë së Shëndetësisë po zbatohen në përpikëri nga të gjitha institucionet.

“Gjilani në tri ditët e fundit nuk e ka asnjë rast të shënuar me COVID-19. Nga 24 rastet si total, 17 janë të shëruar plotësisht, derisa shtatë të tjera janë me simptoma të lehta dhe nën monitorimin e vazhdueshëm nga institucionet. I falënderoj përfaqësuesit e nivelit qendror për vizitën dhe vlerësimin e lartë për punën dhe masat e ndërmarra nga Komuna jonë”, ka deklaruar Haziri./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.