Fundamenti

MPB e Maqedonisë së Veriut konfirmon vdekjen e tre personave nga Kosova

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka konfirmuar se rreth orës 01:00 të së hënës (20 korrik 2026) janë gjetur tre persona të vdekur në një veturë të përmbysur.

Sipas MPB-së, më 19 korrik, rreth orës 22:35, në SPB Shkup është raportuar se në rrugën nga Pikëkalimi Kufitar Bllacë drejt Shkupit ndodhej një automjet i përmbysur i markës “Mercedes” me targa gjermane.

“Menjëherë në vendin e ngjarjes janë dërguar zyrtarë policorë, të cilët kanë konstatuar se në automjet ndodheshin tre persona të pajetë, një mashkull dhe dy femra. Vdekjen e ka konstatuar një ekip i Ndihmës së Shpejtë Mjekësore”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Autoritetet maqedonase bëjnë të ditur se më herët, rreth orës 13:40, në Stacionin Policor Bit Pazar, një shtetas i Kosovës kishte raportuar zhdukjen e tre personave. Kontakti i fundit me ta ishte më 18 korrik, rreth orës 22:15, kur ndodheshin në Aeroportin e Shkupit.

UBT

Mediat në Maqedoninë e Veriut, përfshirë Alsat, raportojnë se vetura e përmbysur i përkiste tre shtetasve të Kosovës, të cilët ishin raportuar të zhdukur.

Sipas njoftimeve të familjarëve, bëhet fjalë për Ejup Tërnavën, Cennet Tërnavën dhe Fatmire Shabanin, të cilët ishin parë për herë të fundit mbrëmjen e së shtunës, rreth orës 22:00, në Shkup, pasi ishin nisur nga Aeroporti i Shkupit.

Familjarët kishin kërkuar ndihmë për gjetjen e tyre, ndërsa identiteti i viktimave ende nuk është konfirmuar zyrtarisht nga autoritetet kompetente. Hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit janë në vazhdim.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.