Uji Dea

Moyes jep shpresë për Januzajn

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Mesfushori kosovar, Adnan Januzaj, mund të shpresojë në hapësirë te skuadra e parë e Manchester Unitedit, pas komenteve që ka dhënë trajneri i ri i “djajve të kuq”, David Moyes.

Ky i fundit ka thënë se beson te lojtarët e rinj dhe do t’u jap atyre hapësirë për të shprehur në fushë aftësitë. “Unë besoj te lojtarët e rinj dhe do t’ua jap rastin për të luajtur”, ka thënë Moyes, njofton të shtunën “hereisthecity.com”. Januzaj 18-vjeçar është vlerësuar për potencialin që ka nga ish-trajneri legjendar i Menjus, Sir Alex Ferguson.

Hidromorava

Ferguson e përfshiu Januzajn në ekip për ndeshjen e fundit kampionale të Premier Leagues të Anglisë, por nuk e aktivizoi. Januzaj para dy vitesh kaloi te Unitedi nga Anderlechti belg.

Ai edicionin e fundit luajti për ekipin rezervë të Unitedit dhe u zgjodh lojtari më i mirë. Januzaj së shpejti pritet të firmosë kontratë të re me kampionin e Anglisë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.