Moyes: Januzaj mund të bëhet lojtari më i mirë në botë

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

David Moyes, ish menaxheri i Mancheter Unitedit, e ka lavdëruar Adnan Januzajn. Ai mendon se talenti kosovar ka potencial të bëhet njëri ndër lojtarët më të mirë në botë.

Adnan Januzaj këtë sezon ka gjetur pakë hapësirë në Manchester United. Me ardhjen e trajnerit të ri, Louis van Gaal, hapësira e talenti kosovar te klubi nga Old Trafford është reduktuar dukshëm.

Por, Januzaj ende pëlqehet nga David Moyes, ish menaxheri i Mancheter Unitedit. Ai e ka lavdëruar kosovarin me pasaportë belge, derisa mendon se ka potencial të bëhet njëri ndër lojtarët më të të mirë në botë.

Mobi Casa

“Në kohën time Adnan Januzaj ishte talenti më i mirë i ri. Kur e kisha Wayne Rooneyn në Everton kishte potencial të madh. Edhe Januzaj ka potencialin e njëjtë sikurse Wayne në atë kohë”, ka deklaruar Moyes për Telegraph.

“Ai është një nga talentet më të mirë të rinj në Evropë dhe ai mund të bëhetnjë nga lojtarët më të mirë”, ka theksuar Moyes, i cili aktualisht është i papunë pasi është shkarkuar nga drejtuesit e Manchester Unitedit pas rezultateve të dobëta.