ARKATANA

Moyes: Januzaj është i veçantë

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Lëvdatave për supertalentin shqiptar, Adnan Januzaj, iu është bashkuar edhe menaxheri i Manchester Unitedit, David Moyes.

Të shtunën mbrëma 18-vjeçari shënoi dy herë kundër Sunderlandit duke e kthyer ndeshjen në favor të Djajve të Kuq (2-1).

Në këtë mënyrë mesfushori i talentuar ndjek hapat e Ruud van Nistelrooyt, i cili ka shënuar dy herë në debutimin e tij, kurse Moyes nuk ka hezituar ta krahasojë edhe me Wayne Rooneyn.

Mobi Casa

“Më kujtohet debutimi që i dhashë Waynet (te Evertoni), si dhe Ross Barkleyt, ndërsa Adnani ka padyshim të njëjtin kualitet. Ai është një top-lojtar”.

“Kam dashur ta angazhoj para dy ose tri javësh, por për arsye të ndryshme nuk u realizua. Mendova se sot (e shtunë) ishte momenti i duhur, ai ka qenë shumë i mirë, ishte vështirë që ta ndalnin”.

“Ai do të jetë një talent i shkëlqyer, është i veçantë, shënon gola, ka aftësi me top. Por do ta mbajmë me këmbët në tokë dhe shpresojmë të mësohet (me suksesin)”, është shprehur trajneri për Sky Sports. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.