Fundamenti

Mourinho: Më 2016 shkoj ku është vajza ime

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Bosi i Real Madridit, Jose Mourinho, ka zbuluar se ai do të marrë në dorë klubin nga qyteti në të cilin vajza e tij do të shkojë të studiojë kur t’i mbarojë kontrata me Los Blancos në vitin 2016.

Tekniku portugez sapo ka nënshkruar marrëvehsjen e re e cila e lidh atë me klubin nga Bernabeu edhe për katër vite të tjera, por thotë se e ardhmja e tij e largët është diku tjetër.

Uji Dea

“Në futboll, mund të nënshkruani kontratë pesëvjeçare dhe nëse humbisni dy ndeshje, kjo kontratë mund të marrë fund. Kontrata ime mbaron në vitin 2016. Unë shpresoj që mund të bëj punën time mirë dhe të vazhdoj me Realin”.

“Në vitin 2016, vajza ime do të shkojë në universitet. Nëse kjo ndodh, atëherë unë do të zgjedh qytetin në të cilin edhe ajo do të shkojë. Shpresoj që ata të luajnë futboll të mirë në atë vend ku ajo do të shkojë të studiojë”, ka deklaruar Mourinho. /Telegrafi/