Mourinho dhe Guardiola si analist në “Televisa” për “Euro 2012”?
Zyrtarët e kanalit televiziv meksikan, “Televisa” janë duke u përpjekur që ti bëjnë bashkë trajnerin e Real Madridit, Jose Mourinho dhe atë të Barcelonës, Pep Guardiolan!
Siç raporton e përditshmja spanjolle “El Mundo Deportivo” kanali “Televisa” është duke i ofruar Jose Mourinhos dhe ish-trajnerit të Barcelonës, Pep Guardiola një pagesë prej 1.5 milionë euro secilit për të qenë në një emision televiziv si analist të futbollit gjatë Kampionatit Evropian.
Megjithatë, ndërsa Mou ende nuk i është përgjigjur këtij propozimi, Guardiola ka hedhur poshtë këtë mundësi, duke këmbëngulur se ai dëshiron të shkëputet plotësisht nga futbolli pasi largimit nga Barcelona gjatë kësaj jave.
Ndër analistët e Televisa në të kaluarën kanë qenë edhe Luis Figo, Zinedine Zidane dhe Fernando Morientes.