UBT

Motrat Bora e Stina Devaja ardhmëria e basketbollit gjilanas

/ 3 minuta lexim

Gjilan – Në shkollën e basketbollit për femra “Drita”, dy motrat – Bora e Stina Devaja, janë dy talente të jashtëzakonshme në lojën e basketbollit. Bora 13 vjeçare e Stina 11 vjeçare, përpos që janë të edukuara dhe nxënëse shembullore në shkollën fillore “Musa Zajmi”, ato për çdo ditë e më shumë po dëshmojnë që edhe pse janë të reja kanë një talent të jashtëzakonshëm.

Bora Devaja e cila luan në rolin e playmakeres, me lojën e koshave është tani e 16 muaj ku është mjaft e kënaqur me atë se çka ka arritur deri tani. “Lojën e basketbolli e dua shumë, është lojë atraktive e poashtu është lojë grupore. Basketbolli dëshiron angazhim pa ndërprerë, dhe trajneri Agron Kurtalanit çdo ditë e më shumë po na shpalos sekretet e kësaj loje. Ne jemi një grup i vajzave me ambicie të mëdha dhe lirishtë mund të them se jemi ardhmëri e basketbollit”, ka bërë të ditur Bora.

Poashtu në mesin e kësaj shkolle me plot talente, është edhe Stina Devaja e cila vijon mësimet në klasën gjashtë edhe pse ka filluar tani e një vit të ushtron lojën e basketbollit është një talente e jashtëzakonshme.

“Përpos mësimeve dhe aktiviteteve tjera shkollore, lojën e basketbollit e pëlqej shumë dhe jam shumë e kënaqur që jam pjesë e kësaj shkolle të basketbollit, pasiqë trajnerët janë shumë profesional dhe bashkëlojtaret janë shumë të mira”.

Uji Dea

Trajneri i shkollës së basketbollit për femra Drita, Agron Kurtalani, i cili numëron gjerë 25 basketbolliste në këtë shkollë është i kënaqur me performancat të cilat kanë motrat Bora e Stina Devaja.

“Në shkollën tonë kemi basketbolliste shumë të talentuara ku mundohemi që tërë dijen tonë t’ju shprehim këtyre talenteve. Motrat Devaja janë shembull për të mirë, Bora tani vetëm ka formuar identitetin e saj ku është një basketbolliste me shumë kapacitet, një punëtore e madhe dhe pritet shumë shpejt të dëshmohet edhe në garat e kampionatit. Poashtu, edhe Stina e cila ka vetëm 11 vjet çdo ditë e më shumë po tregon potencialin e saj dhe jam shumë i kënaqur që këto dy motra gjenden në shkollën tonë”.

Motrat Bora e Stina Devaja pritet që më talentin të cilin kanë të rikthejnë namin që dikur kishte basketbolli i femrave në qytetin e Gjilanit e trajneri Agron Kurtalani i cili është një punëtorë i jashtëzakonshëm po përgatitë basketbolliste që ta bëjnë krenar qytetin e shtetin e Kosovës./rajonipress/