Eko Higjiena

Motra e gruas së Ardian Prrenjasit: Ja tha në burg “mes nesh mori fund”

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Valbona dhe Ardian Prrenjasi e kanë mbyllur historinë së bashku. Mes tyre gjithçka ka marrë fund…”. Donika Paci, motra e Valbona Pacit, gruas e cila bashkëjetoi për më shumë se një vit me Ardian Prrenjasin, i cilësuar si “monstra” i Laprakës, është krejt e prerë dhe e qartë kur shprehet se historia e tyre nuk duhet të kishte ekzistuar kurrë.

Për vajzën nga Peshkopia, arrestimi i Prrenjasit, pas rrëmbimit e dhunimit të një 10-vjeçari dhe pranimit prej tij të faktit se ka rrëmbyer dhe vrarë Julian Çelën, ka qenë një tronditje e madhe, të cilën zor se do ta nxjerrë ndonjëherë nga mendja. Prej ditës kur Prrenjasi u vu në pranga, Valbona Paci ka shkuar sërish të jetojë me prindërit në fshatin e saj të lindjes, Fushë Çidhën, Peshkopi. “Valbona jeton këtu me ne në fshat. Nuk ka për t’u kthyer më tek ai, as nuk ka për ta takuar më në jetën e saj.

RCCOLA

Historia e tyre është e mbyllur. Valbona nuk ka pasur martesë ligjore me të, ndaj nuk ka nevojë as të bëjë shkurorëzim. Ja ka thënë dhe Ardianit në burg, që mes tyre nuk do të ketë më asnjë kontakt”, tha Donika. E pyetur nëse Prrenjasi e ka telefonuar ndonjëherë nga burgu Valbonën, e motra u përgjigj prerë. “jo”. Valbona Paci dhe familja mohon të ketë dijeni për fatin e 11-vjeçarit Julian Çela, djali i zv.drejtorit të Antiterrorit në Shërbimin Informativ Shtetëror, Skendër Çela, që rezulton i zhdukur prej 30 nëntorit 2012. Motra e Valbona Pacit tha se nuk kanë asnjë dijeni për fatin e Julianit dhe se nuk duan të kenë asnjë lidhje me këtë histori. “Ne nuk kemi lidhje.

Le të merret policia dhe prokuroria me të. Valbona nuk di gjë për këtë ngjarje. Nuk duam që të përzihemi fare në një histori të tillë, ndaj ju lutem mos na pyesni më, se nuk kemi asgjë për t’iu thënë”, tha Donika Paci. Zbulimi i të dyshuarit për pedofili, Ardian Prrenjasi, tronditi mbarë opinionin publik. Ai u kap në tentativë për të vrarë një 10-vjeçar, të cilin e kishte rrëmbyer dhe dhunuar. Në qeli ai u tha hetuesve se ishte autor i rrëmbimit dhe zhdukjes së Julian Çelës, djalit të zyrtarit të lartë të SHISH, trupin e të cilit e kishte hedhur në landfillin e Sharrës. Kërkimet nuk dhanë asnjë rezultat, duke i detyruar hetuesit të hedhin dyshime të forta për vërtetësinë e dëshmisë së Prrenjasit. (BW)