Mobi Casa

Motra e Dafina Zeqirit: Babai na braktisi, Nebihi mohon

/ 5 minuta lexim
HIDROMORAVA

Prishtinë – 22 vjet histori e dhimbshme, të cilën deri më sot ndoshta askush nuk e imagjinonte. Nebih Bajraktari, i ati i njërës prej këngëtareve më të popullarizuara në skenën shqiptare, Dafina Zeqiri, zgjodhi gazetën “Panorama” për të rrëfyer pengun e madh, sepse nuk arrinte të takonte dhe të njihte të bijën, të cilën për herë të fundit e kishte parë në moshën 2-vjeçare.

Pas publikimit të lajmit në gazetë, portale e media të ndryshme, Dafina zgjodhi heshtjen dhe nuk deshi të prononcohet rreth këtij rasti. Ajo që flet dhe tregon një tjetër version të ngjarjes është e motra, Besa, e cila për momentin është e martuar, jeton dhe punon në Suedi.

Versioni i saj është se i ati i ka braktisur kur kanë qenë të vogla, ndërsa policia dhe gjykata suedeze i ka gjetur ato në një fshat të Ferizajt.

Besa Zeqiri (Tafari), pas disa tentativave, pranoi të flasë rreth historisë që u publikua në gazetën “Panorama” e rrëfyer nga i ati i tyre..

Besa, si jua kanë treguar historinë e babait tuaj kur keni qenë të vogla?

Babai jonë asnjëherë nuk është kujdesur për ne, ai na ka dashur të vdekura kur kemi qenë bebe të vogla.

Kjo që thua është shumë e rëndë, na trego ndonjë detaj më shumë?

Pasi të shihni dokumentacionin e lëshuar nga policia dhe gjykatat suedeze, ato le të flasin se si Nebih Bajraktari na ka braktisur mua dhe Dafinën kur kemi qenë të vogla, unë 5 muajsh kurse Dafina 15 muajsh.

Dhe më pas si kanë rrjedhur gjërat, kush ju ka gjetur?

Pas 6 muajsh, policia suedeze na ka gjetur në një fshat të Ferizajt.

Çfarë dini tani për babain tuaj?

Ai ka filluar një jetë të re me një tjetër bashkëshorte dhe në fillim ka bërë dy fëmijë, ndërsa sot ka 8-9 fëmijë, plus mua dhe Dafinën.

Kur ka tentuar që të kontaktojë me ty dhe Dafinën?

Ai asnjëherë nuk ka tentuar të na kontaktojë, deri kur Dafina u bë e famshme, por ai asnjëherë nuk ka pyetur për mua…

Hidromorava

Ai ka thënë se ju ka ndihmuar ju kur keni ikur nga shtëpia…

Kur unë fillova punën si modele, ai bëri gjithçka që të më manipulojë dhe të më marrë afër dhe pasi ia arriti qëllimit, ai filloi të gënjejë për gjithçka dhe është munduar të shkatërrojë gjithçka. Ngjason shumë me atë person që kur gënjen, më pas fillon të besojë në gënjeshtrat e tij. Të gjithë këta persona kanë nevojë për psikolog.

Po tani si do të vazhdojë kjo histori, keni menduar për ndonjë hap më tej?

Jam shumë krenare të them se unë nuk jam vajza e tij. Kjo është një histori e mbyllur. Një person që ka shumë fëmijë dhe gjysma e tyre jetojnë si jetimë, pasi i ati nuk i do, kjo do të thotë se jo të gjithë njerëzit mund të kenë fëmijë, fëmijët nuk janë investim i prindërve për të fituar para.

Një këshillë për të gjithë prindërit të cilët i duan dhe kujdesen për fëmijët e tyre që nga dita e lindjes: shumë respekt për ata. Nëse nuk e do vetveten, nuk mund të duash të tjerët.

Besa, po tani kujt duhet t’i besojmë ne?

Besoj se nuk ka nevojë për përgjigje, ne jemi fëmijë të braktisur nga babai.

Ju punoni si modele në Suedi, por shumë pak jeni pjesë e mediave shqiptare. Pse?

Arsyeja pse unë nuk jam pjesë e mediave shqiptare është se ashtu kam zgjedhur, jam duke punuar si modele dhe jetoj me bashkëshortin tim, për momentin jetoj një jetë të pastër dhe perfekte larg mediave…

Nebih Bajraktari, ndërkaq, i qëndron faktit se ato çfarë ka deklaruar Besa nuk janë të vërteta, pasi i ka thënë nën ndikimin e frikës. Ai thekson se pas ndarjes nga ish-bashkëshortja është kthyer në Kosovë me dy vajzat e tij dhe pas 7 muajsh, ish-bashkëshortja, përmes qendrës për punë sociale, ia ka marrë dy vajzat, Dafinën dhe Besën.

“Besa sigurisht që do të flasë me gjuhën e së ëmës, se ndryshe do të ketë pasoja, këto që ka thënë Besa janë gënjeshtra. Melihatja është larguar nga shtëpia vetë dhe për një kohë unë jam kthyer me vajzat e mia, kurse Melihatja me vajzën e saj ka qëndruar në Suedi. Pas 7 muajsh, ajo vjen në Kosovë dhe jep informata kundër meje, kështu që qendra për punë sociale më informon se fëmijët duhet t’i dorëzoj në qendrën sociale, ose do të arrestohem.

Ndodhi ajo që nuk e prita, m’i morën fëmijët dhe në të njëjtën ditë jam arrestuar. Për këtë dëshmi kam dokumente me shkrim. Unë kam marrë lajm se ka filluar edhe grindja mes Dafinës dhe Besës, gjoja se nuk e kanë ditur për foton që kam bërë unë me Besën, por ju lutem keni mirëkuptimin, sepse tani qëndron frika se mos vallë unë do të zbuloj të gjitha gënjeshtrat që janë thënë.

Gjatë kohës që vajzat nuk kanë ditur asgjë, ato kanë besuar vetëm versionin e dikujt tjetër, por unë mund të publikoj të gjitha mesazhet që kur kam filluar të bisedoj me Besën dhe të gjitha shkrimet me të”, përfundon reagimin e tij Bajraktari.