Motoçikleta godet këmbësorin, nga lëndimet e rënda humb jetën viktima
Gjilan – Në fshatin Sadovinë të Vitisë raportohet se i dyshuari mashkull shqiptar duke lëvizur me Motoçikletë, nga pakujdesia dhe mos përshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës ka goditur këmbësorin, viktimën mashkull shqiptar. Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe nga lëndimet e marra ka ndërruar jetë.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Lëndime të rënda trupore ka pësuar edhe drejtuesi i cili është dërguar në spitalin e Gjilanit për tretman mjekësor.
Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion njoftoj policia e Kosovës./rajonipress/


