Fundamenti

Motivohu nga përvojat e njerëzve të suksesshëm

/ 5 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Në organizim të Këshillit të nxënësve të Medresesë “Alaudin” në Gjilan (të martën më 26.01.2016) u mbajt edicioni i parë i Konferencës së Akademisë për Etikë.Të pranishëm ishin anëtari i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, Ilmi Krasniqi, profesorët e Medresesë së Gjilanit, imamë të rajonit të Gjilanit, studentë të Universitetit “Kadri Zeka”, studentë të Fakultetit të Studimeve Islame, nxënës të shkollave të mesme të Gjilanit, nxënësit e Medresesë së Gjilanit dhe të ftuar të tjerë.

Në Fjalën hyrëse Koordinatori i Medresesë, Arben Neziri theksoi: Konferenca e Akademisë për Etikë që do të jetë ngjarje mujore e formatit TED Tallks, zhvillohen kudo në botë.

Për dallim nga këto, Konferenca e Akademisë për Etikë është ngjarje që zhvillohet vetëm me nxënësit të shkollave të mesme dhe ekskluzivisht me tema që kanë të bëjnë me ta.

Qëllimi jonë është që nxënësit të njihen me shembuj të njerëzve të suksesshëm, që të motivohen nga suksesi i tyre.

Sepse në jetë është e rëndësishme që hapat e parë ti fillojmë në vende të mirëfillta, e vendet e mirëfillta janë pikërisht ato, që rrisin vullnetin dhe shtytjen për të ecur përpara, për të luftuar me peripecitë e sfidat që jeta na sjell çdo ditë.

E këta hapa dy profesor që do ta prezantojnë përvojat e tyre pikërisht i morën nga Medresetë.

Të jetosh pa punuar për vetveten është e lehtë, por kjo mënyrë e të jetuarit nuk të drejton në arritjen e majave të larta, nuk rritë aspiratat që të vazhdosh të çash dallgët që vazhdimisht dalin përpara.

FIDANISHTJA

Nuk është se kërkimi i dijes, nuk kërkon sakrifica, jeta studentore, vështirësitë e ndryshme, përditshmëria e ngarkuar, në fakt, arritja e niveleve të larta të dijes kërkon shumë përkushtim, por po të mos ishte pikërisht ky përkushtimi jonë aq i madh ne nuk do mund të arrinim qëllimin për të cilin filluam gjithë këtë rrugëtim, në fakt s’do mund ta kalonim as pragun e të qenit kërkues në vazhdimësi.

Nga përvojat e veta, Ilmi Raxhepi, profesor në Medresen e Gjilanit foli për arritjet e tij të veçanta në krahasimin e gramatikës arabe me atë të shqipes dhe për studimin e tij rreth lidhorit “që”, për të cilin ka sjellë të reja në fushën e sintaksës së shqipes. Pastaj theksoi se rëndësia qenjësore është si të mësojë dhe si të arrihet deri te suksesi,deri te studimi i thellë. E tërë kjo veçoi, Ilmiu varet nga nijeti-vendosmëria. Andaj Profesori doemos një pjesë të orës duhet t ia kushtojë rrethanave të tilla që nxënësit të jenë të motivuar dhe të vendosur në arritjen e suksesit duke mos llogaritur vlerën materiale.

Ndërkaq Emin Emini,nxënës (kl.e XII-të) para kolegëve të vet, foli nga përvoja e tij në fushën e Informatikës. Për krijimin e aplikacioneve të reja për telefonat mobile. Ai përmendi edhe aplikimin dhe sajimin e faqeve dhe lojërave që ka sajuar në Internet si: Squars,Colo red,Dotss,Tap-Ëar e tj.

Profesori Ejup Ramadani, shef i Kabinetit të Myftiut të Republikës së Kosovës Naim Tërnava, potencoi përvojat e tij të suksesshme, që kishte arritur në fushën e arsimit dhe të cilat i ka publikuar në librin e tij në gjuhën angleze “The accidental teacher”.Ai potencoi fjalën MOTIVOHU dhe fjalinë,gjë që edhe ai e kishte mbështetje në librin e përmendur, të cilin e kishte ndarë në dhjetë module në të cilat shtjellon qartë mënyrën e arritjes së suksesit me nxënës gjatë punës me ta në orët mësimore. Eksperiencën e tyre së bashku me Ejup Ramadanin, e ndanë, gjatë shpjegimit, edhe dy studentet e Fakultetit të Studimeve Islame, Jusra Abdullahu dhe Gentianë Sadiku.

Të pranishmit në këtë Konferencë i përshëndeti Ilmi Krasniqi, anëtari i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, i cili foli për vlerën e diturisë dhe të shpërndarjes së saj sipas Islamit dhe përgëzoi e kurajoi koordinatorin, profesorët e nxënësit që të ndërmarrin aktivitete të tilla.

Në fund, profesori Ejup Ramadani u dhuroi libra të pranishmëve që nuk ishin të Medresesë. Ndër librat që dhuronte, ishte edhe romani historik “Premtimi” i shkrimtarit e kulturologut më të shquar arab Taha Husejni, të cilin e ka shqipëruar Ejup Ramadani dhe i ka bërë një recension përkthimit prof. Ilmi Rexhepi. Programin e moderoi nxënësi Gentrit Mehmeti.

Qëllimi themelor i edicioneve të Konferencës së Akademisë për Etikë është motivimi i nxënësve dhe ka moton “Motivohu!”. Konferenca e Akademisë për Etikë do të jetë tradicionale dhe do të mbahet në çdo fund të muajit./islam osmani/rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.