ARKATANA

Moti sot i nxehtë, temperaturat deri 33 gradë

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

I nxehti afrikan vazhdon mbi vendin tonë edhe gjatë kësaj jave. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot parashikohet mot me diell dhe me vranësira të shpërndara.

Në Kosovë, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-17gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-33gradë Celsius.

Uji Dea

Sipas Institutit Hidrometeorologjik, do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi1-3m/s.