United Hospital

Moti sot dhe ditëve në vazhdim

/ 2 minuta lexim
HW

Edhe pse në këto momente ka acar të fuqishëm, gjatë natës ose orëve të hershme të mëngjesit vranësira do të depërtojnë në Kosovë duke filluar zbutjen e acarit. Mund të ketë reshje të dobëta, afatshkurtra bore.

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira, por edhe me intervale kohore me diell. Rrymimet ajrore do të ndryshojnë shpejt dhe do të fillojnë të fryjnë erëra kryesisht nga jugperëndimi që do të ndikojnë në rritjen e temperaturave dhe largimin e acarit polar.

Minimalja po zbret deri në -10 gradë Celsius, kurse maksimale nesër gjatë ditës pritet të arrijë deri në 6 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot me vranësira e intervale kohore me diell. Lokalisht mund të ketë reshje të dobëta kryesisht bore, por asgjë konkrete. Temperaturat do të shënojnë rritje në tërë rajonin.

ARKATANA

Ditëve të ardhshme pritet mot kryesisht stabil, me vranësira të shpeshta lokale e kthjellime po ashtu të shpeshta.

Temperaturat maksimale do të shënojnë rritje pak mbi vlerat mesatare për këtë periudhë kohore, ndërsa netëve dhe mëngjeseve pritet acar kryesisht i lehtë.

Në disa lugina mund të ketë mjegull, ndërsa reshjet atmosferike do të jenë të pakta dhe të izoluara./MeteoBallkan

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.