RCCOLA

Moti për pesë ditë, në këtë ditë vende-vende mund të ketë rrebeshe shiu me bubullima

/ 2 minuta lexim

Kosova do të përfshihet këto ditë nga vala e nxehtësisë, që pritet t’i rrisë temperaturat ndjeshëm mbi vlerën mesatare, parashikon Prishtina Weather.

Temperaturat pritet të shkojnë deri në 35 gradë Celsius.


Në fundjavë pritet të ketë vranësira të pakta lokale dhe pasditen e së dielës parashihen mundësi për rrebeshe të shkurtra shiu me bubullima

Njoftimi i Prishtina Weather:

Valë e nxehtësisë mbi vendin tonë ditëve të ardhshme. Kryesisht me kthjellime e diell. Të dielen mundësi për rrebeshe të shkurta shiu orëve të pasdites.

20.07.2022 – Vala e nxehtësisë do të përfshijë vendin tonë ditëve të ardhshme, që pritet të rrisë temperaturat ndjeshëm mbi vlera mesatare, edhe mbi 35C. Do të ketë më shumë kthjellime dhe intervale të gjata me diell gjatë ditës. Ditën e shtunë me vransira të pakta lokale, e të dielen orëve të pasdites vende-vende me mundësi për rrebeshe të shkurta shiu me bubullima.

Grimcat e materies do të jenë në koncentrime të ulëta ditëve të ardhshme, kështuqë indeksi i cilësisë së ajrit mbetet në vlera të pranueshme e të mira, vetëm orëve të pasdites, rritje shënon ozoni sipërfaqësor, që çon indeksin në vlera mesatare dhe të dobëta.

Ditëve të kthjellëta e me diell, indeksi i rrezeve ultraviolete do të jetë në nivele shumë të larta të rrezikut, ndaj orëve të mesditës rekomandohet t’i ikim ekspozimit më të gjatë ndaj rrezeve të diellit.

Mobi Casa

21.07 – Kryesisht me diell dhe më nxehtë

22.07 – Shumë nxehtë, kthjellët dhe diell.

23.07 – Shumë nxehtë, kryesisht me diell.

24.07 – Mbetet shumë nxehtë. Pasdite me zhvillime të vransirave lokale, me mundësi për rrebeshe të shkurta shiu dhe bubullima, kryesisht përreth viseve malore.

25.07 – Nxehtë dhe kryesisht me diell.

Temperaturat në rritje, minimalet deri në 20C të dielen, e maksimalet shënojnë rritje deri në 37C ditën e shtunë, lokalisht edhe deri në 39C, e më pas në një rënie të lehtë deri në 34C ditën e hënë.

Erërat frynë kryesisht nga veriu e verilindja, lehtë dhe mesatare 3-8m/s.

Shtypja atmosferike në rënie graduale përreth vlerave normale.