FIDANISHTJA

Moti nga sot deri të hënën, kur parashikohet të kthehet shiu dhe bubullimat

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Më nxehtë në ditët e ardhshme e kryesisht me diell. Në fundjavë mundësi për rrebeshe të shkurta me bubullima. Të dielen temperaturat në rënie të lehtë, parashikon “Prishtina Weather”.

13.07.2022 – Mot më i nxehtë dhe kryesisht me diell po parashihet për ditët e ardhshme. Ditën e shtunë orëve të pasdites përreth viseve malore mund të ketë edhe rrebeshe të shkurta me bubullima, derisa ditën e diel mund të shtrihen edhe në pjesë tjera të vendit, por kryesisht orëve të pasdites. Ditën e diel në aspektin termik, edhe nuk do të jetë mot shumë i ngrohtë.

Nga dita e hënë kryesisht me kthjellime e diell.

Indeksi i rrezeve ultraviolete do të jetë në nivele shumë të larta të rrezikut, kështuqë orëve të mesditës rekomandohet t’i ikim ekspozimit më të gjatë ndaj rrezeve të diellit.

Datat:

14.07 – Shumë ngrohtë dhe kryesisht me diell.

15.07 – Kryesisht me diell dhe më nxehtë.

FIDANISHTJA

16.07 – Nxehtë, kryesisht me diell. Pasdite përreth viseve malore me mundësi për rrebeshe të shkurta shiu dhe bubullima.

17.07 – Jo edhe shumë ngrohtë, me vransira e intervale me diell. Vende-vende mundësi për rrebeshe shiu dhe bubullima.

18.07 – Mot i mirë, kryesisht me diell.

Temperaturat shënojnë rritje. Minimalet nga 10C deri në 17C, e maksimalet deri në 32C e 33C ditën e premte dhe të shtunë. Nga dita e diel, sërish pësojnë një rënie të lehtë në 27C e 28C.

Erërat veriore mbeten dominante gjatë kësaj periudhe dhe fryjnë lehtë dhe mesatarisht 4-9m/s, të dielen me hove edhe deri në 13m/s.

Shtypja atmosferike pëson një rënie përreth vlerave normale deri të shtunën.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.