Eko Higjiena

Moti në Kosovë

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Fundajva me mot të butë dhe mjegull rreth viseve të ulëta. Priten edhe reshje lokale shiu.

Në vise të ulëta do të formohen shtresa të mjegullës, që vende-vende mund të mbeten edhe gjatë ditës.

Në fillim të javës së ardhshme një vorbull ciklonike nga Atlantiku do të depërtoj mbi rajon, që do të sjell reshje shiu, që mund të përzien edhe me reshje bore ditën e mërkurë.

Vlerat e cilësisë së ajrit që tashmë kanë filluar të kalojnë edhe në vlera të pashëndetshme, nën kushtet e parashikuara meterologjike do të mbeten rreth këtyre vlerave, mirëpo gjatë ditës vende-vende do të zbresin edhe rreth vlerave mesatare.

7.12 – Mot më i butë. Në mëngjes dhe paradite reshje lokale shiu. Ditën vranësira të ndryshueshme. Në mbrëmje në vise të ulëta mjegull, vende-vende mundësi për riga shiu.

8.12 – Butë dhe pjesërisht vranët. Në mëngjes në vise të ulëta mjegull, që mund të mbetet edhe gjatë ditës.

UBT

9.12 – Mbetet mot i butë dhe pjesërisht i vranët. Në vise të ulëta, në mëngjes me mjegull.

10.12-11.12 – Të martën, kryesisht me vranësira. Pasdite dhe në mbrëmje reshje shiu, që më vonë mund të përzien edhe me reshje bore. Ditën e mërkruë, më ftohtë. Herët në mëngjes reshje të dobëta bore. Ditën kryesisht vranët.

Temperaturat e ajrit do të rriten mbi vlera mesatare për këtë periudhë kohore në të dy vlerat ekstreme. Minimalet do të luhaten nga +1C deri në +3C, ndërsa maksimalet nga 7C deri në 11C.

Era do të fryejë e lehtë nga drejtimesh të ndryshme 1-2m/s.

Shtypja atmosferike do të mbetet mbi vlera normale, e në fillim të javës së ardhshme do të pësojë rënie të theksuar.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.