Mot shumë i nxehtë gjatë vikendit, nesër priten rrebeshe shiu me bubullima

Prishtina Weather ka njoftuar se gjatë fundjavës do të mbajë mot shumë i nxehtë. Temperaturat pritet të shkojnë deri në 37 gradë. Ndërkohë, për të dielën janë paralajmëruar rrebeshe shiu me bubullima, raporton Express.

Mot shumë i nxehtë do të mbërthej edhe vendin tonë ditëve të fundjavës. Të shtunën do të ketë më shumë diell, derisa të dielen orëve të pasdites mund të priten zhvillime të rrebesheve me bubullima.

Nxehtë mbetet edhe përgjatë ditëve të para të javës së fundit të korrikut. Të hënën e të martën me më shumë intervale me diell, e të mërkurën pasdite më vonë me mundësi për rrebeshe me bubullima.

Grimcat e materies do të jenë në koncentrime të ulëta ditëve të ardhshme, mirëpo rritje shënon ozoni sipërfaqësor, sidomos orëve të pasdites në kushte të motit të nxehtë dhe me diell. Këto kushte edhe çojnë indeksin e cilësisë së ajrit të kaloj në vlera mesatare dhe të dobëta.

Gjithashtu në nivele të rrezikut shumë të lartë do të jetë edhe indeksi i rrezeve ultraviolete, ndaj orëve të mesditës rekomandohet t’i ikim ekspozimit më të gjatë ndaj rrezeve të diellit.

23.07 – Shumë nxehtë, kryesisht me diell.

24.07 – Shumë nxehtë. Pasdite priten zhvillime të rrebesheve me bubullima, me më shumë gjasë përgjatë viseve malore.

25.07 – Mbetet nxehtë, kryesisht me diell.

26.07 – Shumë nxehtë, kryesisht me diell.

27.07 – Shumë nxehtë, e pasdite më vonë rrebeshe shiu me bubullima.

Temperaturat minimale luhaten ndërmjet 17C e 20C, e ato maksimale rriten deri në 37C e 38C ditën e shtunë, për të zbritur deri në 33C, të hënën, por që shënojnë rritje sërish ditën e martë.

Erërat frynë kryesisht nga veriu e verilindja, lehtë dhe mesatare 3-12m/s, të shtunën e të martën nga jugperëndimi.

Shtypja atmosferike në rënie graduale, deri të martën edhe nën vlera normale.

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS