Eko Higjiena

Mot i nxehtë sot, temperaturat shkojnë deri në 37 gradë

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot shumë i nxehtë veror dhe i kthjellët.

Pas një fronti të dobët të ftohtë ajror që dje solli rrebeshe lokale shiu dhe freski të shumëpritur kryesisht viseve kodrinore-malore të Kosovës dhe pak disa viseve tjera, sot do të kemi vetëm vapë të fortë verore dhe pa ndonjë gjasë për ndonjë freskim. Rekomandohet kujdes i shtuar orëve të mesditës sidomos për personat e ndjeshëm.

Temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 36 apo 37 gradë Celsius.

FIDANISHTJA

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi sot pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe mjaft i nxehtë. Temperaturat do të shënojnë rritje në të gjitha viset.

Të Martën vazhdon vapa e fortë verore dhe kthjelltësia në atmosferë. Vonë në mbrëmje një front plotësisht i dobësuar mund ti afrohet veriut të Kosovës, por pa ndonjë impakt të rëndësishëm.

Të Mërkurën po ashtu shumë nxehtë, me mundësi për ulje krejtësisht të lehta të temperaturave dhe ndonjë rrebesh vetëm në viset e larta malore./MeteoBallkan

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.