UBT

Mot i nxehtë sot, temperaturat deri në 34 gradë

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Mot kryesisht me diell dhe i nxehtë parashihet për ditën e martë në vend. Vransira të pakta lokale pritet të zhvillohen përreth zonave malore.

Tempraturat minimale zbresin në 15C e 17C, ndërsa maksimalet shkojnë deri në 33C e 34C. Frynë erë e lehtë jugperëndimore 1-4m/s.

Mobi Casa

Kushte tipike të një vale nxehtësie do të kemi në vend ditëve vijuese, të dominuar nga mot kryesisht me diell. Tek ditën e shtunë mund të paraqiten më shumë vransira në vend, që edhe mund të shoqërohen me riga shiu orëve të pasdites. Temperaturat arrinë vlera edhe prej 36C deri të shtunën, që lokalisht mund të kapin vlera edhe prej 37C e 38C.