Eko Higjiena

Mosparaqitja e Kurtit në Prokurori, Haradinaj: Po e mbron hajninë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se mosparaqitja e kryeministrit Albin Kurti në Prokurorinë Speciale është “dëshmi se kryeministri nuk është në anën e ligjit por në anën e të akuzuarve për korrupsion dhe vjedhje”.

Kreu i AAK-së ka akuzuar Kurtin për “mbrojtje të krimit dhe korrupsionit”, duke thënë se qëndrimi i tij tregon se ai është në anën e të akuzuarve dhe nuk i respekton thirrjet e Prokurorisë për të dhënë shpjegime.

“Lufta kundër korrupsionit ose hajnisë nuk është e lehtë. Ka qenë e vështirë gjithmonë, ka pasur shqetësime për korrupsion edhe në të kaluarën në të gjitha qeveritë edhe në qeverisjen time. Mirëpo, çdoherë zyrtarët shtetërorë, udhëheqësit e shtetit, kanë qenë me ligjin dhe në anën e prokurorëve”, tha Haradinaj, për Ekonomia Online.

Ai e quan veprimin e Kurti si një mbështetje “për korrupsionin dhe krimin”, duke theksuar se kjo sjellje është një veprim i gabuar dhe i dëmshëm për shtetin.

ARKATANA

“Është hera e parë në historinë e Kosovës, që kryeministri nuk është me ligjin e as me prokurorin, por është me hajnin, me të akuzuarit për hajni edhe kjo sjellja e tij e mosshkuarjes në intervistim është inkurajim për korrupsionin, për krimin e hajninë. Është veprim i gabuar dhe i dëmshëm për shtetin ligjor edhe na dëmton shumë planin ndërkombëtarë, sepse vlerësimi për shtetin ligjor të Kosovës dobësohet kur kryeministri nuk e respekton ftesën e prokurorit”, deklaroi Haradinaj.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është ftuar nga Prokuroria Speciale për intervistim në cilësinë e dëshmitarit. Kurti nuk është paraqitur në datat e caktuara nga prokuroria, ndërsa ka ftuar prokurorët që ta intervistojnë në zyrën e tij.

Haradinaj sugjeron se Kurti mund të jetë i përfshirë “në skema të korrupsionit”, duke e quajtur atë “shefi i hajnave” që ka mundësuar vjedhjen dhe po i mbron ata që janë të akuzuar për këtë veprim.

“Ai ka pasur deklarime në Parlament kundër Prokurorisë. Sjellja e tij e sotme është në anën e të akuzuarve pra ai po mbron krimin e jo ligjin”, tha Haradinaj.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.