RCCOLA

Mosha 35 deri 44 vjeç, më produktivja

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Studimi i bërë mga instituti austriak “Wifu” gjeti se produktiviteti është në rritje në moshën 35 vjeç, ndërsa bie pas moshës 54 vjeç.

Njerëzit më produktivë janë ata të moshës mes 35 dhe 44 vjeç. Kështu thotë një studim i publikuar këtë javë nga Instituti ekonomik austriak “Wifo”.

Pas këtij grupi, sipas produktivitetit janë punëtorët e moshës mes 45 dhe 54 vjeç.

Uji Dea

Të mësuarit gjatë gjithë jetës është një kusht i domosdoshëm për shkallën më të lartë të produktivitetit dhe në moshë të vjetër, thotë një përfaqësues i Institutit.

“Wifu” kishte realizuar këtë studim në lidhje me debatin aktual për rritjen e moshës për të shkuar në pension vetëm nëse punëtorët e moshuar mbeten produktivë.

Studimi gjeti se produktiviteti është në rritje në moshën 35 vjeç, ndërsa bie pas moshës 54 vjeç megjithëse shpejtësia e rënies së nivelit të produktivitetit ndikon edhe nga aspekti shëndetësor dhe arsimor.(albinfo)