Mobi Casa

Mosdeklarimi i pasurisë, denoncohen në Prokurori 31 zyrtarë nga veriu

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Agjencia e Kosovës kundër Korrupsionit ka bërë kallëzime penale ndaj zyrtarëve publikë që nuk e kanë deklaruar pasurinë, në mesin e të cilëve janë edhe 31 zyrtarë nga komunat në veri të vendit.

Në bazë të Ligjit për deklarimin dhe prejardhjen e pasurisë, të gjithë zyrtarët publikë në Kosovë janë të obliguar që pasuritë e tyre t’i deklarojnë në Agjencinë e Kosovës kundër Korrupsionit (AKK).

Mirëpo, siç shkruan gazeta Kosova Sot, ky obligim ligjor po refuzohet nga një pjesë e madhe e zyrtarëve komunalë në veri. Pos mosnjohjes së shtetësisë së Kosovës, ata hezitojnë t’iu binden edhe obligimeve ligjore për deklarimin e pasurisë së tyre.

Eco Higjiena

Drejtuesit e AKK-së kanë bërë të ditur se tashmë janë ngritur kallëzime penale ndaj të gjithë zyrtarëve publikë të cilët nuk e kanë deklaruar pasurinë, përfshirë këtu edhe 31 zyrtarë nga pjesa veriore e Kosovës.

Sipas kreut të AKK-së, Hasan Preteni, “në qoftë se Gjyqësori vepron sipas mandatit që ka, të padisiplinuarit duhet të sanksionohen penalisht”. /Telegrafi/