FITORJA

Mosbindja e Kurtit – Zyra e BE-së: Pavarësia e gjyqësorit dhe prokurorisë është gur themeli i shtetit ligjor dhe duhet të respektohet në çdo kohë

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë kanë folur për Gazetën Express lidhur me shpërfilljen që kryeministri i Kosovës dhe kreu i VV-së, Albin Kurti, po ia bënë sistemit të drejtësisë në vend, duke mos iu përgjigjur as thirrjes së Prokurorisë Speciale e as urdhrit të Gjykatës Themelore të Prishtinës për t’u paraqitur para hetuesisë për rastin e rezervave shtetërore.

Besnik Velija

Zëdhënsja e Zyrës së BE-së, Ioanna Lachana, ka thënë se pavarësia e gjyqësorit dhe prokurorisë është gur themel për një shtet ligjor dhe duhet respektuar. Zyra e BE-së thotë se gjyqësori dhe prokuroria mund të jenë subjekt i debatit publik e politik, por thonë se kritikat duhet të jenë të balancuara, gjithmonë me synimin e përmirësimit të sistemit.

“Pavarësia e gjyqësorit dhe prokurorisë është gur themeli i shtetit ligjor dhe duhet respektuar në çdo kohë. Gjyqësori dhe prokuroria në një sistem demokratik mund të jenë subjekt i shqyrtimit publik dhe debatit politik. Përderisa ka arsye për të diskutuar përmirësimet në sistemin e drejtësisë në Kosovë, të gjitha kritikat duhet të jenë të balancuara, duke synuar promovimin e llogaridhënies, integritetit dhe efikasitetit të sistemit të drejtësisë”, ka thënë Lachana për Gazetën Express.

Uji Dea

Pa komentuar në detaje për rastin në fjalë, zëdhënësja e Zyrës së BE-së ka thënë se presin që çdo proces gjyqësor në Kosovë të jetë i drejtë, proporcional dhe i balancuar.

“Në parim, ne nuk komentojmë hetimet në vazhdim apo procedimet gjyqësore. Ne presim që çdo proces gjyqësor të jetë i drejtë dhe proporcional, duke balancuar interesat përkatëse”, ka thënë ajo.

Lidhur me mosbindjen e Kurtit ndaj Prokurorisë dhe Gjykatës, sot për Express kanë folur edhe nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar, duke thënë se respekti për sundimin e ligjit është tipar kryesor i demokracisë së Kosovës.

“Respekti për sundimin e ligjit është një tipar kryesor i demokracisë së Kosovës. Ne kërkojmë nga ata që janë të përfshirë në këtë rast që të veprojnë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe në respekt të proceseve ligjore dhe të punojnë në atë që është interesi më i mirë i Kosovës”, kanë thënë për Gazetën Express nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar./GazetaExpres/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.