Mobi Casa

“Mos votimi i Demarkacionit çon vendin në zgjedhje”

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Nëse në Kuvend nuk votohet ratifikimi i Demarkacionit me Malin e Zi, atëherë zgjedhjet e parakohshme në Kosovë janë të pashmangshme. Ndonëse zyrtarët e PDK’së dhe LDK’së, parti këto në pushtet e mohojnë se ka zgjedhje sivjet, të paktën deri më tani, qëndrimet e partnerëve në koalicion mund të ndryshojnë.
Elmi Reçica nga PDK thotë për televizionin publik se deri më tani nuk ka ndonjë indikacion që do të ketë zgjedhje, por sipas tij fjalën e fundit do ta thonë kryetarët e partive në koalicion Kadri Veseli dhe Isa Mustafa.

Edhe deputeti i LDK’së Ismet Beqiri thotë se deri më tani nuk është diskutuar për zgjedhje por që sipas tij gjithçka varet nga situatat që do të krijohen, Beqiri madje tha se LDK është e gatshme që të hyjë në zgjedhje parlamentare.

UBT

Më i zëshmi për të shkuar në zgjedhje është deputeti i PDK’së Shukri Buja. Ai ka thënë për RTK’në se është koha që së shpejti të shkohet në zgjedhje dhe ato mos të shkojnë më larg se në maj ose në qershor.

Ndryshe sivjet në Kosovë do të mbahen zgjedhjet lokale.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.