UBT

Mos u bashkoni me PDK-në

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Lider i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i ka bërë thirrje partive opozitare në Kosovë, që të mos bëjnë koalicion me qeverinë e Thaçit.

Sipas Kurtit, bashkimi me këtë qeveri është bashkim kundër Kosovës.

“I bëjmë thirrje subjekteve tjera opozitare në Kosovë që mos të bëhen pjesë e qeverisë së Hashim Thaçit. PDK po kërkon partnerin e ardhshëm për futjen në negociata me Serbinë. Mos u bëni patericë e kësaj qeveri të korruptuar. Kjo qeveri është një gur tepër i rëndë në qafën e Kosovës” ka thënë Albin Kurti.

GRANDEMALL

Kjo thirrje e Vetëvendosjes ka ardhur pas zërave në media që AAK mund të bashkohet në koalicion me PDK-në.Albin Kurti më tej është shprehur se dialogu me Serbinë është dialog për krimin dhe me krimin.E Glauk Konjufca ka thënë se Kosova nuk ka nevojë për një qeveri që bënë kompromise me tokën e saj.

Ai ka thënë se Hashim Thaçi ka shkuar në Bruksel për bisedimet me Beogradin.Konjufca ka folur edhe për vizitën e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-moon.
“Ban Ki-moon erdhi në Kosovë për 6 pikëshin e tij, për 4 pikëshin e Tadiqit dhe për negociatat me Beogradin” ka thënë Konjufca.

Po ashtu Vetëvendosje ka thënë se është e vetmja parti në Kosovë që ka kërkuar dorëheqjen e kësaj qeverie dhe kanë bërë të ditur se ata do ta rikthejnë përsëri në Kuvend mocionin për mosbesim për qeverinë./Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.