GRANDEMALL

“Mos ta mbivlerësojmë Italinë”, Gjimshiti: I njohim mirë kundërshtarët!

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Berat Gjimshiti është gati të udhëheqë Shqipërinë në rolin e kapitenit këtë Europian. Kuqezinjtë, edhe pse në një grup tejet të vështirë ku do të përballen me Italinë, Spanjën dhe Kroacinë, sërish besojnë se mund të bëjnë mrekullinë.

Në një intervistë për “Gazzetta Dello Sport”, Gjimshiti theksoi se kuqezinjtë e njohin mirë Italinë, kundërshtarin e parë që do të përballen në Europian.

Uji Dea

Mbrojtësi që aktivizohet me Atalantën u shpreh se Shqipëria e respekton Italinë, por nuk duhet ta mbivlerësojë, përcjell SS.

“Kur luan kundër një kombëtareje si Italia nuk është se ke shumë avantazhe në favor, por kur e njeh kundërshtarin të shërben shumë për mënyrën si përballesh në fushë. Nëse nisemi mirë kundër Italisë, atëherë do të fitonim besim edhe për ndeshjet e radhës, do të mund t’i menaxhonim më mirë ato. Italia sigurisht që është favoritja të shtunën, unë e di sepse e njoh potencialin e atyre që para tre vitesh u shpallën Kampionë të Europës. Edhe pse pas vitit 2021, Italia ka pasur ulje dhe ngritje. Janë një kundërshar që duhet t’i respektojmë, por jo t’i mbivlerësojmë”, u shpreh Gjimshiti.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.