Mos hani hurme nëse vuani nga diabeti

Hurma është një pemë e viseve të ngrohta, ndërsa në mjekësinë popullore përdoren pothuajse të gjitha pjesët e bimës, frutat, gjethet e degët.
Në mjekësinë tradicionale kineze hurmat janë përdorur për të trajtuar probleme të tilla siç ishin: astma, infeksionet e mushkërive, hemorroidet, diarreja dhe shumë të tjera, transmeton “Zeri.info”.
Hurma është një burim i shkëlqyer i beta-karotenit, vitaminës C dhe kaliumit.
Hurma e pjekur është shumë e ëmbël, ajo përmban një sasi të lartë të sheqernave në glukozë dhe proteina.
Ajo ka veti diuretike dhe laksative dhe rekomandohet veçanërisht për ata që vuajnë nga mëlçia, në të kundërtën për shkak të përmbajtjes së lartë të sheqerit ajo është e ndaluar për ata që vuajnë nga diabeti apo që vuajnë nga obeziteti. /ZËRI/