GRANDEMALL

Mos abuzoni me shqiptarët e Luginës

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Rrjeti Global Mbarëkombëtarë i Gruas dhe Rinise Shqiptare ka nisur një letër indinjate Qeverisë Serbe për qëndrimin e tyre ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe ndezjen e tensioneve etnike.

“Duke konsideruar situatën aktuale dhe presionin nën të cilin janë Shqiptarët në Luginën e Preshevës, ne, (Rjetit Global Mbarëkombëtarë të Gruas Rinisë dhe Diasporës Mbarëshqiptare), ndjejmë përgjegjësinë dhe detyrimin tonë kombëtare dhe njerëzor, të shprehim shqetësimin tonë të papërmasa dhe të dënojmë veprimet e Qeverisë dhe Policisë Serbe kundër Shqiptarëve në këtë zonë”, thuhet në letrën që ky Rrjet ia ka drejtuar Qeverisë së Serbisë, një kopje e cilës ka mbërri edhe në adresën elektronike të Titullit.

Në letrën e hapur shkruhet për të drejtat e shqiptarëve dhe abuzimet që po i bëhen atyre nga një shtet që dëshiron të bëhet pjesë e BE-së.

Lida Rragami, Presidente e Rrjetit Global Mbarëkombëtarë të Rinisë dhe Gruas Shqiptare. “Të drejtat e Shqiptarëve në këtë zonë janë shumë të abuzuara, çuditërisht të abuzuara nga një shtet që pretendon të ketë standarde të larta për tu futur në familjen e bashkuar Evropiane, nga i cili kërkohet tolerance, respekt për të tjerët dhe bashkëjetesë multi-etnike, dhe mbi të gjitha mbrojtja e të Drejtave Njerëzore”, shkruhet mes tjerash në letrën e nënshkruar nga Lida Rragami, Presidente e Rrjetit Global Mbarëkombëtarë të Rinisë dhe Gruas Shqiptare.

Rrjeti thekson se Kombi Shqiptarë ka dhënë prova ndër shekuj edhe në ditët më të errëta kombëtarë që nga 1913, kur tragjikisht u ‘copëtua’ mes fqinjëve tanë.

ARKATANA

Përmes kësaj letre organizata në fjalë kërkon nga Qeveria Serbe:

Largimin e menjëhershëm të ushtrisë Serbe nga rrugët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës;
Largimin e menjëhershëm të forcave speciale policore në rrugët e këtij rajoni;

Ju bëjmë thirrje të MOS prekni Lapidarin e UCPMB-së në Preshevë, dhe të mos vandalizoni here tjetër Flamurin tonë – është krenaria jonë Kombëtare;

Ju bëjmë thirrje të rrisni investimet në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, që shqiptarët të mos detyrohen të lënë trojet e tyre nga kushtet e rënda ekonomike. Nëse bëni vetëm atë që po bën Qeveria e Kosovës me pakicat Etnike Serbe në Kosovë, do jetë fillim i mbarë për ju.

“Këto kërkesa janë supreme dhe kushte themelore për një rajon paqësor”, thuhet ndër të tjera në letrën e Rrjeti Global Mbarëkombëtarë të Gruas, Rinisë dhe Diasporës shqiptare./Titulli.com/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.