Eko Higjiena

Morina ndahet me Dritën

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Arbnor Morina edhe zyrtarisht është ndarë me Dritën. Lajmin për largimin nga klubi gjilanas e ka bërë të ditur për KosovaPress vet Morina.

Sipas tij, negociatat me bardh e kaltrit e Gjilanit kanë përfunduar pa ndonjë marrëveshje.

“Zyrtarisht nuk jam më trajner i Dritës. Bisedat me krerët e Dritës kanë përfunduar dhe tani jam trajner i lirë”, ka thënë të dielën Morina.

Hidromorava

“Nuk e pash të arsyeshme ta vazhdoja më punën në këtë klub, sepse drejtuesit e klubit të Dritës nuk janë seriozë, andaj vendosa ta ndërpres bashkëpunimin me ta”, tha ish trajneri i disa skuadrave elitare të vendit tonë.

Morina e drejtoi me sukses ekipin gjilanas gjatë sezonit që shkoi, duke e mbyllur edicionin në mesin e skuadrave të pjesës epërme të tabelës.