Morgan Freeman është gjallë!
Aktori legjendar, Morgan Freeman, është viktima më e re e thashethemeve nëpër rrjetet sociale, të cilat përhapën lajmin se ai ka ndërruar jetë.
Tashmë është bërë një trend në Twitter dhe Facebook që të shpërndahen lajme të rreme rreth personaliteteve të njohura.
Në Facebook është ngritur një faqe me emrin ‘R.I.P. Morgan Freeman’, e cila thoshte se aktori ka vdekur.
Mirëpo, përfaqësuesit e tij kanë reaguar për të mohuar spekulimet rreth vdekjes së Freeman, i cili është shëndosh e mirë. /Telegrafi/