KD-gjilan

Morales: Amerikanët e helmuan Chavezin

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Presidenti i Bolivisë, Evo Morales, tha se është “pothuajse i sigurt” se SHBA-të e kanë helmuar aleatin e tij politik, presidentin e ndjerë të Venezuelës, Hugo Chavez. Morales, i cili mori pjesë në funeralin e Chavezit, tha se ka kohë që dinte për sëmundjen e tij.

Lideri bolivian tha se do të kryhen hetimet e hollësishme për vdekjen e Chavezit, në mënyrë që të përcaktohet saktë shkaku i vdekjes, gjë të cilën e paralajmëroi edhe Qeveria e Venezuelës, raporton ditorja meksikane “El Universal”.

ROBERT UKAJ

“Perandoria – pra Shtetet e Bashkuara – i ka të gjitha mjetet për të planifikuar aktivitetet për të përmbysur qeveritë, liderët, lëvizjet shoqërore që janë në kundërshtim me kapitalizmin. E, kur ata dështojnë në fitore, Perandoria merr për detyrë për t’i dhënë fund jetës së një udhëheqësi”, tha Morales.

Chavez vdiq të martën në moshën 58 vjeçare, në Spitalin Ushtarak të Karakasit, pas një beteje gati dyvjeçare me kancerin. /Telegrafi/