RCCOLA

Monitoruesit e KDI-së japin vërejtje në punën e Begzad Sinanit

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Kamenicë – Kuvendi i Kamenicës në këtë legjislaturë ka shkelur dy herë ligjin, ku ka reaguar edhe Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal duke ia shfuqizuar vendimet. Vendimi i parë ka të bëjë me miratimin e ndryshimeve në statutin e komunës, pa e diskutuar këtë çështje me qytetarët në Dëgjim Publik. Dhe shkelja e dytë është dhënia e dy pozicioneve drejtuese minoritetit serb në kundërshtim me ligjin për vetëqeverisje lokale dhe statutin e Komunës vlerëson Amir Jakupi monitorues i KDI-së.

Amir Jakupi duke folur rreth vlerësimeve të Begzad Sinanit sa i përket respektimit të ligjit dhe udhëzimeve administrative ka thënë se Kuvendi i Kamenicës në këtë legjislaturë ka shkelur dy herë ligjin, ku ka reaguar edhe Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal duke ia shfuqizuar vendimet. Vendimi i parë ka të bëjë me miratimin e ndryshimeve në statutin e komunës, pa e diskutuar këtë çështje me qytetarët në Dëgjim Publik. Dhe shkelja e dytë është dhënia e dy pozicioneve drejtuese minoritetit serb në kundërshtim me ligjin për vetëqeverisje lokale dhe statutin e Komunës. Në bazë të regjistrimit të fundit, pakica serbe nuk arrin as 5 % të popullsisë së përgjithshme të Kamenicës, andaj këto pozita nuk i takojnë serbëve.

Sipas Jakupit Sinani nuk është treguar as transparent me mediat dhe bashkëpunues me OJQ-të. Në këtë 100 ditësh të qeverisjes, kryetari i Kamenicës nuk ka dhënë sinjale se bashkëpunimi me shoqërinë civile dhe mediat është ndër prioritetet e tij. Tregues për këtë është, se kryetari Begzad Sinani, nuk ka realizuar asnjë takim me përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe nuk ka mbajtur asnjë konferencë me mediat, përkundër zhvillimeve të shumta. Zyra Komunale e Informimit, e cila do të duhet të ishte plotësisht në funksion të transparencës dhe publikut, ajo e përcjellë vetëm agjendën e kryetarit të Komunës dhe transmeton ngjarje që lidhen me ceremoni apo ndonjë sukses eventual të qeverisë komunale.

Uji Dea

Sa i përket premtimeve që nuk janë realizuar Jakupi tha se nuk është lëvizur asnjë gur në drejtim të realizimit të këtij premtimi. Konsiderojmë se kjo është çështje imediate për nxënësit që ecin 6 deri 7 kilometra në këmbë për në shkollën fillore në qytetin e Kamenicës.

Po bëhen 10 vjet që kur ka nisur ndërtimi i palestrës së sporteve në Kamenicë. Janë shkelur të gjitha afatet për përfundimin e punimeve. Funksionalizimi i kësaj palestre, ka qenë në çdo palë zgjedhje premtim i të gjitha partive politike. Në këtë 100 ditësh të qeverisjes së re komunale, është punuar diçka, por data kur palestra do të jetë e gatshme, mbetet akoma larg ka thënë Jakupi./rajonipress/