FITORJA

Molotov presidenti!

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Hashim Thaçi është presidenti i katërt i Republikës së Kosovës, por i pari që zgjidhet gjatë sulmeve me koktej molotovi, përdorim të gazit lotsjellës në seancë dhe arrestimit të deputetëve opozitarë. Vetëm në raundin e tretë të votimeve, Thaçi ka arritur të zgjidhet i pari i shtetit me 71 vota, përderisa 10 fletëvotime ishin të pavlefshme.

Në mes gazit në sallën e Kuvendit dhe molotovit në rrugët e kryeqytetit, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, është zgjedhur president i vendit. Por zgjidhja e tij në krye të shtetit është bërë tek në raundin e tretë, pasi në dy raundet e para ai nuk ka arritur të merrte 80 vota sa i nevojiteshin. Tek pas dy raundeve të zhvilluara koalicionit qeverisës iu desh rreth një orë pauzë që të sigurohet se në raundin e tretë nuk do të dështojë zgjidhja e Thaçit në krye të shtetit. Thaçi arriti t’i sigurojë me ndihmën e partnerit të koalicionit dhe Listës Serbe, mori 71 vota, 10 fletëvotime ishin të pavlefshme. Kurse kundërkandidati i tij, Rafet Rama, i cili në raundin e parë mori 4 vota, në të dytin 2, në raundin e fundit nuk e mori asnjë votë.

Deputetët e opozitës u larguan me dhunë

Votimi i presidentit ndodhi vetëm pas largimit me forcë të deputetëve opozitarë nga salla e Kuvendit, për shkak të hedhjes së gazit lotsjellës sërish në sallë.

Fundamenti

Seanca filloi e qetë me fjalimet e përfaqësuesve të opozitës, ndërsa me të marrë fjalën deputeti i LDK-së, Sabri Hamiti, opozitarët reaguan duke hedhur gaz lotsjellës. E të parët që e bënë një gjë të tillë ishin, deputeti i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Faton Topalli, dhe ai i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bali Muharremaj.

Kështu seanca u ndërpre dhe u paralajmërua pauzë 10-minutëshe, e cila më pas zgjati rreth një orë për shkak se kryesia e Kuvendit mbajti mbledhje urgjente në të cilën vendosi që të përjashtojë nga seanca deputetët e opozitës: Ismajl Kurteshin, Time Kadriajn, Teuta Haxhiun, Faton Topallin, Pal Lekajn dhe Bali Muharremaj.

Pak minuta pasi deputetët u kthyen në Kuvend, deputeti i “Vetëvendosjes”, Ismajl Kurteshi, hodhi gaz lotsjellës sërish. Dhe sërish seanca u ndërpre për të shkuar në pauzën e dytë. Kryesia e Kuvendit në mbledhjen e dytë urgjente vendosi që të përjashtojë edhe pesë deputetë të tjerë opozitarë: Albin Kurtin, Albulena Haxhiun, Visar Ymerin, Mytaher Haskukën dhe Salih Salihun./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.