Uji Dea

Molliqaj reagon për draftin e Asociacionit të publikuar nga Ramadani: Është i frikshëm, katastrofë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj e ka cilësuar si katastrofë përmbajtjen e draftit të Asociacionit, i cili u bë publik nga ish- inspektori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Burim Ramadani.

Molliqaj në një postim në Facebook, ka shkruar se ky draft është i frikshëm.

“E lexova Draftin e Asociacionit të publikuar nga Burim Ramadani. Nga shumë burime po del që ky është drafti që iu është prezantuar palëve, është i frikshëm”, ka shkruar Molliqaj.

Ai tutje është shprehur se ai gjithashtu e gjymton funksionimin e shtetit.

Eco Higjiena

“E gjymton funksionimin e shtetit dhe perspektivën e shoqërisë. Asnjë asociacion nuk është i mirë, por ky që u publikua sot është katastrofë”, është shprehur Molliqaj.

Burim Ramadani ka thënë se ky draft është shumë i gjerë dhe i thellë, ndërsa ka shtuar se “Kosova duhet të fitojë diçka seriozisht të madhe si parakusht për zbatim të këtij dokumenti”.

“Serioz në kompetencat që ia atribuon Asociacionit, por mbi të gjitha shumë serioz në mundësinë që ia jep Serbisë që të funksionojë brenda Kosovës. Dhe kjo sidomos në arsim dhe shëndetësi, kujdes social, në financim dhe donacione, e të ngjashme”, ka shkruar ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.