Mobi Casa

Molliqaj: Nuk ia japim votën Haradinajt, pa u marrë vesh!

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Sekretari organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, ka thënë se nuk e mbështet marrëveshjen LDK-AAK-NISMA, por se jemi bashkë se nuk duhet do të bëjmë qeveri me Hashim Thaçin.

“E mbështesim me votë nëse merremi vesh çka nuk duhet me bo”, ka thënë ai në RTV21. “Sot kemi folë vetëm për postin e kryeministrit, e as të presidentit e as kryeparlamentarit”.

Sipas tij, kushtet e para janë lufta kundër korrupsionit – jo vetëm deklarative – pezullim i dialogut me Serbinë dhe pezullimi i privatizimit të tri ndërmarrjeve, si KEK, Trepça dhe PTK.

“Ne nuk japim mbështetje brenda një ore. E përshëndesim lajmin se qeveria nuk bëhet me PDK. Por, nuk japim votën pa u marrë vesh. Sepse nuk dalim jashtë konceptit tonë. Nuk jemi kundër PDK-së, por si ka qeverisur PDK-ja. Jemi për ndryshime, jo për zëvendësime”.

Uji Dea

Veç kësaj, Molliqaj ka shprehur shqetësimin edhe rreth entuziazmit që po tregohet në kampet e tri partive nënshkruese të marrëveshjes.

“Ju as numrat nuk i keni”, ka thënë Molliqaj.

Në këtë kontekst, ai ka shtuar se Lëvizja Vetëvendosje, jo vetëm kësaj marrëveshjeje, por çdo marrëveshjeje tjetër, madje edhe të ndonjë anëtari të saj, nuk mund t’i ofrojë mbështetje blanko./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.