Eko Higjiena

Molliqaj: Kurti po paraqet disa fitore për Kosovën para themelimit të Asociacionit

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Kreu i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, teksa ka folur lidhur me veprimet e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në lidhje me veriun e vendit, ka thënë se ai po tenton të shpërfaqë disa fitore para se ta formalizojë formimin e Asociacionit.

Molliqaj theksoi se pas draftit të Asociacionit, është e qartë se pranimi i targave në veri është në koordinim me Bashkimin Evropian për Kosovën dhe Serbinë.

“Kurti po tenton me ia paraqit disa fitore tash Kosovës, disa shpjegime para se me formalizu aktin e formimit të Asociacionit që është drafti i saj. Domethënë është e qartë se edhe pranimi i targave në veri është në koordinim me BE-në Kosovën dhe Serbinë, edhe pranimi i targave nga Serbia është po ashtu hap drejt saj”, ka deklaruar ai në Debat Plus.

Uji Dea

Sipas tij, shumëkush, përfshirë edhe mbështetësit e Kurtit, e kuptojnë se kjo është një lojë taktike.

“Kurti po dëshiron ta ruaj autoritetin e kësaj pune, dhe lajmi do të jetë kështu, Serbia i ka përdorë targat serbe në veri si instrument për me marrë Asociacionin, Kosova është thënë nga të gjithë edhe nga Kurti indirekt, edhe nga mbështetësit e Kurtit në veçanti që po e përdor veriun targat zgjedhjen e krejt këto për mos me marrë Asociacionin, rezultati përfundimtar është që Asociacionin do të themelohet formalisht”, ka deklaruar Molliqaj.

Molliqaj beson se ky është epilogu i situatës dhe strategjitë e të dyja palëve po përfundojnë në favor të Serbisë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.