UBT

Molla përmban acid salicilik, që ndihmon në pastrimin e dhëmbëve

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

“Një mollë në ditë e mban mjekun larg nesh”. Kjo thënie e vjetër na kujton efektet pozitive të këtij fruti te shëndeti ynë, por sa prej nesh e dinë me saktësi se ku ndikon pozitivisht konsumi i përditshëm i tij.

Molla me vetëm 45 kalori për 100 g peshë përmban shumë vitamina e kripëra minerale. Falë fibrave në përmbajtjen e saj, molla ka ndikim pozitiv në jashtëqitje.

Gjithashtu, molla përmban acid salicilik, që ndihmon në pastrimin e dhëmbëve pas konsumimit të ushqimeve.
Ne po ju japim edhe 5 arsye të tjera për të konsumuar këtë frut të shëndetshëm.

1) Ul nivelin e të ashtuquajturit kolesterol i keq. Një studim i universitetit të Floridës ka arritur në përfundimin se konsumimi i një molle në ditë ul kolesterolin e keq tek gratë me 25 për qind për rreth 6 muaj. Dhe jo vetëm: ngrënia e mollëve në mënyrë të rregullt ul nivelin e agjentëve që kanë lidhje me sëmundjet kardiake (si p.sh. proteina C-reaktive) dhe ndihmon në rënien në peshë.

GRANDEMALL

2) Ngadalëson kancerin në gjoks. E përdorur në formë ekstrakti, molla kundërshton zhvillimin e kancerit në gjoks. Sipas një studimi universitetit të New York-ut, ekstrakti i mollës, i cili iu dha minjve, u pa se ishte në gjendje të ngadalësonte rritjen e formës më vdekjeprurëse të kancerit të gjoksit. Dhe jo vetëm kjo. Kontibuti efikas i mollës u vu re edhe në parandalimin e të tjera llojeve kanceresh, si p.sh. ai i zorrës së trashë apo i prostatës.

3) Forcon kujtesën – Lëngu i mollës rrit prodhimin në tru të një neurotransmetuesi të rëndësishëm të quajtur acetilkolina dhe përmirëson kujtesën. Sipas profesorëve të Universitetit Lowell të Massachusetts-it, komunikimi cerebral i neurotransmetuesve është thelbësor për një shëndet të mirë jo vetëm të trurit, por të gjithë organizmit.

4) Parandalon rrudhat – Konsumimi i mollës i bën mirë edhe lëkurës, ngadalëson plakjen dhe kufizon formimin e rrudhave për shkak të sasisë së madhe të polifenoleve që përmban.

5) Mbron mushkëritë nga astma dhe alergjitë – Një studim i Universitetit të Nottingham-it në Britaninë e Madhe arriti në përfundimin se ai që konsumon 5 mollë ose më shumë është më pak i ekspozuar ndaj problemeve të aparatit të frymëmarrjes.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.