Hidromorava

Moisiu: Koha e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Tashmë ka ardhur koha dhe nuk ka pengesa që çështja e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë të fillojë të diskutohet, në mënyrë që në një të ardhme edhe të realizohet, fillimisht në formën e një konfederate- ka deklaruar ish- presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu.

Moisiu ka këshilluar klasën politike të Tiranës, Prishtinës e Shkupit që pavarësisht fërkimeve dhe problemeve të brendshme mes tyre, të bashkërendohen dhe të punojnë më mirë për të zgjidhur problemet shqiptare në Ballkan.

Reagimeve të ndryshme që kanë ardhur pas deklarimeve se Kosova është krahinë e Shqipërisë, ish- presidenti shqiptar iu përgjigjet duke theksuar se ky është vetëm një realitet dhe e vërtetë historike, transmeton “Bota Sot”.

Uji Dea

Ai ka thënë se kur Kosova të arrijë të bëhet pjesë e OKB-së dhe pjesë e NATO-së dhe Bashkimit Evropian, atëherë do të jetë më lehtë për të koordinuar veprimet dhe për të bashkëpunuar.

Në këtë mënyrë, sipas tij, shkohet drejt një bashkimi, fillimisht kulturor, mandej ekonomik, por në të ardhmen mund të bëhen edhe bashkime tjera, në një mënyrë të konfederatës. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.