UBT

Mohojnë akuzat grupi që vodhi 16000 mijë euro

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Në Gjykatën Themelore në Gjilan të mërkurën ka nisur procesi gjyqësor ndaj grupit që akuzohet për grabitjen e dhunshme të kazinos “Merkuri”. Të akuzuarit Nijazi Spahiu, Azem Spahiu, Ardian Bajrami, Shkëlzen Uruqi dhe Rasim Syla kanë mohuar veprat derisa avokati Masar Morina ka kërkuar të shtjellohet prova e cila dëshmon që i dyshuari kryesor Rasim Syla ditën kritike është ndodhur në Shkup e jo në Gjilan siç thuhet në aktakuzë.

Në Gjykatën Themelore në Gjilan të mërkurën ka nisur procesi gjyqësor ndaj Nijazi Spahiut, Azem Spahiut, Ardian Bajramit, Shkëlzen Uruqit dhe Rasim Sylës të cilët po akuzohen për vjedhje grabitqare. Ata dyshohet se më 24 shkurt 2012 kanë grabitur nga kazino “Merkuri” mbi 16 mijë euro.

Kryetarja e trupit gjykues Emine Salihu u ka lexuar aktakuzën të dyshuarve derisa këta të fundit i kanë mohuar veprat.

Avokati mbrojtës i Rasim Sylës, Masar Morina tha për rajonipress se ka kërkuar nga trupi gjykues që të shtjellojë një provë esenciale për këtë proces gjyqësor e që lidhet me vendndodhjen e klienti të tij ditën kritike. “Unë kam kërkuar që të shtjellohet prova e cila dëshmon se ditën kritike Rasim Syla ka qenë në Shkup e jo në Gjilan siç përshkruhet në aktakuzë” tha Morina.

Gjykimi vazhdon ditën e enjte me dëgjimin e 10 dëshmitarëve të rastit.

Eco Higjiena

Ndryshe aktakuza e ngritur nga prokurori Shaban Spahiu i ngarkon Nijazi Spahiun, Azem Spahiun, Ardian Bajramin, Shkëlzen Uruqin dhe Rasim Sylën për vepërn penale vjedhje grabitqare. Ata dyshohet se më 24 shkurt 2012 kanë grabitur nga kazino “Merkuri” mbi 16 mijë euro.

Sipas aktakuzës të dyshuarit më 24 shkurt 2012 në lagjen “Dardania” në Gjilan në bashkëveprim me njëri tjetrin kanë kryer grabitjen në kazinonë “Merkuri”. Grupi sipas aktakuzës ka pasur një plan dhe marrëveshje paraprake, duke i ndarë edhe rolet duke siguruar edhe mjetet e përshtatshme për kryerjen e veprës si dorëza, maska.

Të pandehurit në kazinonë “Merkuri” kanë hyrë të armatosur dhe me maska dhe duke i drejtuar armët automatike nën kanosje e godasin të dëmtuarin Rr.Sh. dhe nën kanosjen e armëve grabisin shumën e të hollave prej 16 mijë eurove. Të pandehurit pas grabitjes të hollat i kanë ndarë mes veti derisa si udhëheqës i grupit sipas aktakuzës është cilësuar Rasim Syla.

Ky grup akuzohet edhe për shfrytëzim të paautorizuar të armëve./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.