Hidromorava

Mogherini thotë se Marrëveshja për murin u arrit në Prishtinë

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Zyra e Përfaqësueses së Lartë për Politika të Jashtme dhe Siguri, Frederica Mogherini, e ka përshëndetur marrëveshjen për rrënimin e murit derisa ka thënë se nga ky hap më së shumti përfitojnë qytetarët e Mitrovicës së Veriut dhe të Jugut. Ka thënë se marrëveshja është arritur në Prishtinë.

“Çështjet më të rëndësishme në lidhje me rrugën e këmbësorëve “Mbreti Petar” dhe rihapja e Urës së Mitrovicës janë zgjidhur me sukses në Prishtinë: zbatimi i marrëveshjes së arritur filloi menjëherë dhe punimet kanë filluar sot në mënyrë efektive. Kjo do t’i kontribuojë lëvizjes së lirë, kontakteve mes njerëzve dhe përfundimisht pajtimit dhe do të përfitojnë të gjithë qytetarët e Mitrovicës së Veriut dhe Jugut”, thuhet në deklaratën e Zyrës së Mogherinit, njofton Express.

Më ketë rast, nëpërmjet një komunikate, ka thënë se mezi po e pres vazhdimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë pas rrënimit të murit.

“Hapja e revitalizuar e urës së Mitrovicës dhe kompletimi i rrugës së këmbësorëve “Mbreti Petar” në të ardhmen e afërt do të jenë një arritje e madhe në zbatimin e marrëveshjeve të arritura në dialog. Përparimi në normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë është më shumë së kurrë e rëndësisë më të madhe për të ruajtur paqen dhe stabilitetin mes dy palëve në rajon; po ashtu është vendimtar në avancimin e të dy vendeve drejt BE-së. BE do ta vazhdojë lehtësimin e dialogut me angazhim të madh dhe mezi pres që të vazhdojë dialogun me liderët e të dy palëve”.

FITORJA

Në deklaratë lavdërohen liderët për veprime të guximshme në të mirë të qytetarëve.

“Liderët në rajon janë duke dëshmuar guximin dhe vizionin duke i rrënuar muret dhe duke u fokusuar në ndërtimin e urave. Kjo është fryma e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit, të ndërmjetësuar nga BE-ja”, thuhet më tej në deklaratë.

Sot është rrënuar muri në Veri të Mitrovicës derisa marrëveshje për këtë hap ishte arritur ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe autoriteteve lokale me ndërmjetësim të SHBA’së dhe BE’së.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.