Hidromorava

Mogherini: Është koha e fundit për votimin e demarkacionit

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Frederica Mogherini ka thënë se s’ka viza pa shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi dhe luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ka thënë se në luftën për korrupsionin është arritur sukses. Mirëpo, ajo ka thënë se kushti i demarkacionit nuk është zbatuar.

“Është koha e fundit që të ecim përpara. Është koha që të votoni demarkacionin me Malin e Zi. Kjo do e zhbllokojë liberalizimin e vizave për Kosovën. Ne jemi të gatshëm për këtë. I mbetet Parlamentit të vendos”, ka thënë Mogherini, në konferencën me Kryeministrin Mustafa.

Ajo ka kërkuar nga partitë politike të gjejnë mënyrën e pajtimit që të përparojë Kosova në rrugën drejt liberlaizimit të vizave.

Ajo ka thënë se populli i Kosovës e meriton liberliaizmin e vizave.

“Populli i Kosovës nuk e meriton mungesën e konsesnsit politik në këtë hap shumë konkret”, ka thënë Mogherini.

Kryeministri: Kërkova ndihmën e Mogherinit për demarkacionin me Malin e Zi

ARKATANA

Isa Mustafa ka thënë se i kanë se ka kërkuar ndihmën e Frederica Mogherinit për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi. Ka thënë se ky kriter s’po mund të plotësohet për shkak se e tërë opozita është kundër demarkacionit sikurse edhe mungesa e deputetëve serbë në Parlament.
“Kërkuam ndihmën nga Mogherini në kapërcimin e gjendjes me demarkacionin me Malin e Zi me kundërshtimin e gjithë opozitës dhe mungesën e deputetëve serbë në Parlament”, ka thënë Mustafa, në konferencën që është mbajtur me Mogherinin, Shefi i Qeverisë, Isa Mustafa ka thënë se me Përfaqësuesen e Lartë e BE’së, Frederica Mogherini ka folur për dialogun me Serbinë dhe kthimin e serbëve në institucione.

Mustafa ka thënë se Kosova e sheh të ardhmen si anëtare e BE’së. Ka thënë se po punon në zbatimin e MSA’së, luftimin e korrupsionit, hapja e tregut, punësimi.

Kryeministri ka thënë se pavarësisht se nuk e kanë krejt përkrahjen në Kosovë për vazhdimin e dialogut me Serbinë.

“Jemi të gatshëm për vazhdimin e dialogut me Serbinë”, ka thënë Mustafa.

Me këtë rast, Mustafa ka thënë se fajtor pse nuk po themelohet Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe është largimi i përfaqësuesit e serbëve nga institucionet e Kosovës./express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.