ARKATANA

Mogherini dhe Hahni: Të formohet shpejtë qeveria, dialogu të vazhdojë

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Komisioneri për Zgjerim i BE-së, Johannes Hahn dhe përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini kanë reaguar lidhur me procesin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme të mbajtura të dielen në Kosovë.

Hahn e Mogherini i kanë cilësuar zgjedhjet si të qeta, nga ku edhe kanë bërë thirrje që sa më shpejtë të formohet Qeveria e re.

“Zgjedhje të qeta u zhvilluan më 6 tetor në Kosovë. BE-ja kërkon formimin sa më të shpejtë të Qeverisë së re, në momentin që përfundojnë të gjitha procedurat ligjore. Kjo është e rëndësishme në mënyrë që Kosova të vazhdojë të punojë në reformat ekonomike dhe sociale, sundimit të ligjit si dhe dialogut Kosovë-Serbi”, thuhet në deklaratën e përbashkët.

Hahn e Mogherini presin nga akterët politik që të mbesin të përkushtuar në këto procese, të cilat sipas tyre janë parësore për progresin e Kosovës në rrugën evropiane.

FIDANISHTJA

Hahn dhe Mogherini theksojnë rëndësinë e misionit të BE-së në Kosovë gjatë këtyre zgjedhjeve.

“Sipas misionit të BE-së, zgjedhjet ishin mirë të adminsitruara dhe transparente. Kampanja ishte sfiduese në Kosovë, mirëpo ishin të theksuara disa parregullsi në vendet e banuara me serbë”, thuhet në komunikatë.

Mogherini dhe Hahn kanë bërë të ditur se BE do të formulojë raport me rekomandime për zgjedhjet që do të mbahen në të ardhmen në Kosovë.

BE, sipas komunikatës së lëshuar është e gatshme të ndihmojë në këtë proces. /lajmi.net

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.