Mobi Casa

Modelja që pëlqen Hashimin

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Modelja Rovena Domi përveç angazhimit në fushën e modës, ajo aktualisht është duke u marrë edhe me drejtësi.

Meqë ka studiuar në këtë drejtim, ajo synon që punë primare ta ketë avokaturën, ndërkaq modelimin e konsideron më shumë si hobi. Profesioni që ka studiuar, ka bërë që ajo të mendoj edhe për politikë, ku shpreson që në të ardhmen ti hyjë edhe kësaj fushe.

“Aktualisht punoj juriste në agjensinë e kthimit dhe kompensimit të pronave të Shqipërisë. Politikën e vlerësoj shumë, ngase përputhet me degën që kam studiuar. Tani më intereson të formohem sa më mirë profesionalisht dhe mendoj që më vonë të merrem edhe me politikë”, ka thënë ajo për “Zëri”.

Meqë i pëlqen politika, Rovena ka marrëdhënie të mira edhe me politikanë dhe gjatë eksperiencës së saj i ka rastisur të shoqërohet edhe me disa fytyra të njohura të politikës.

“Shoqëria me politikanë është e kufizuar, por sigurisht që kam njohje dhe kontaktet e duhura”, thekson ajo. Ndërkaq sa i përket politikanëve kosovarë, ajo më së shumti pëlqen kryeministrin Hashimi Thaçi të cilën e vlerëson për punën që ka bërë.

Eco Higjiena

“Në Kosovë ndër politikanët që vlerësoj më shumë pa dyshim është kryeministri Hashim Thaçi, sepse është një politikan vërtetë i zgjuar”, shton ajo. Edhe pse e ruan me fanatizëm jetën private, Rovena na bënë të ditur se ka diçka të re në këtë aspekt.

“Jeta private asnjëherë nuk është pa të reja (qesh), por nuk mund të flas më shumë rreth saj”, shton ajo. Deri më tani pjesa dërmuese e ëndrrave të saj janë të realizuara, por Rovena gjithmonë synon të arrijë edhe më shumë. Gjatë muajit shtator ajo do të nisë një projekt të ri, por deri atëherë preferon ta lë befasi për adhuruesit e saj.

Meqë i pëlqen politika, Rovena ka marrëdhënie të mira edhe me politikanë dhe gjatë eksperiencës së saj i ka rastisur të shoqërohet edhe me disa fytyra të njohura të politikës

Sa i përket politikanëve kosovarë, ajo më së shumti pëlqen kryeministrin Hashimi Thaçi të cilën e vlerëson për punën që ka bërë./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.