RCCOLA

Modeli shqiptar nga Ulqini pushton New Yorkun

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Modelët dhe modelet nga Kosova dhe Shqipëria kohëve të fundit kanë qenë pjesë e pandashme e pasarelave botërore, duke u radhitur në mesin e fytyrave të famshme në botën e modës.

Njëri ndër ta është edhe Adrian Xhinaj nga Ulqini, i cili jeton në Paris të Francës. Xhinaj momentalisht është vendosur në New York, ku është i angazhuar në një numër sfilatash për disa nga markat më të njohura botërore, transmeton BW.

Uji Dea

Xhinaj së fundmi është bërë pjesë e brendeve ‘Guess’, ‘Armani’, ‘Burrbery’, duke defiluar përkrah modeleve më me renome që janë të angazhuar në këto sfilata.